Gjithnjë e më shumë po dëgjojmë të praktikohet lindja në ujë. Ajo konsiderohet më pak e dhimbshme për nënën dhe më e lehtë për fëmijën, sepse kontaktin e parë me botën e ka në një ambient të ngrohtë e jo me ajrin, duke shmangur shokun e parë të tij.
Megjithatë, ekziston dhe frika që fëmija mund të pijë ujë e të mbytet.
Disa nga avantazhet e lindjes në ujë:
Lindja është më e shpejtë
Kontraktimet janë më pak të dhimbshme
Më pak medikamente për të qetësuar dhimbjet.
Disavantazhet:
Foshnja rrezikon të marrë infeksione
Shtim i gjakderdhjes për shkak të ujit të ngrohtë
Rënie e tensionit të gjakut të nënës për shkak të zgjerimit termik të enëve të gjakut
Aparati për monitorimin e të rrahurave të zemrës së foshnjës nuk mund të përdoret në ujë.
Lindjet në ujë nuk mund të bëhen nëse fëmija nuk është në pozicionin e duhur, nëse është lindje e parakohshme ose nëse ka binjakë.
Burimi / www.pernenat.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.