Lifestyle

March 4, 2016 | 9:31

Angela Martini: Një gjyshe është një nënë, të cilës i ofrohet një mundësi e dytë

Modelja Angela Martini ka bërë një dedikim për gjyshen. Nisur nga eksperienca e saj ajo ka bërë thirrje që këtë 8-Mars të dëshmohet dashuria ndaj gjysheve, e cila gjithmonë është e pa kursyer.

Nuk e di si do të kish qenë fëmijëria ime pa prezencën tënde. Madje tani që e mendoj, nuk e di në do të isha kjo që jam sot pa këshillat e tua Ti je nëna ime gjëja më e shtrenjtë që kam . Por sot do flas për ty gjyshja ime, për ty që flas kaq rrallë e kaq pak, por që të dua e të mendoj kaq shumë. Po shkruaj për ty ‘nana Doga’, që gjithë jetën tënde e ktheve në shembull për nipërit e mbesat, që kurrë nuk na gjykove, që gjithmonë na le të bënim gjërat që donim vetë, që na le të gabonim, të rrëzoheshim, e që me dashurinë që vetëm një gjyshe di të japë na ndihmove të ngriheshim. 8 marsi në të gjithë botën është ditë proteste për të drejtat e grave, por unë dua që këtë vit në Shqipëri, 8 marsi t’i kushtohet gjysheve. Gjyshes sime, gjyshes tënde, atyre që nuk pritën kurrë të merrnin mbrapsht dashurinë që dhanë, por që më shumë se kushdo tjetër e meritojnë vëmendjen dhe përkushtimin tonë në ditët e zbardhjes. “Gjyshja të shikon teksa rritesh, duke e ditur që do largohet e para prej teje. Ndoshta ndaj të do më shumë se të gjithë”, – lexova diku, ndaj le t’ia bëjmë më të bukura vitet e fundit, duke i thënë se sa shumë i duam, se sa shumë kemi nevojë për to. Bëhuni edhe ju pjesë e kësaj fushate. Postoni foton me gjyshen tuaj dhe shkruani historinë e tyre… Vendosni poshtë saj hashtag ‪ #‎DhuroniDashuriPërGjyshet ‪#‎NukKaSiGjyshet ‪#‎GjyshjaImeËshtëMëEMiraNëBotë

Mos harroni: Një gjyshe është një nënë të cilës i ofrohet një mundësi e dytë.”

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top