Angjinarja është një perime shumë e lashtë, një përbërës themelor i traditës sonë të kuzhinës. Mund të jetë jeshile ose vjollcë, në varësi të llojit dhe ofron një mori përfitimesh për shëndetin tonë. Angjinarja ka më pak se 1% yndyrë, kjo është arsyeja pse vlera e tyre kalorike është shumë e ulët: rreth 22 kilocalori për 100 gram.
Më poshtë rendisim 6 komponimet e angjinares që janë përgjegjëse për vetitë e tyre të shkëlqyera terapeutike.
– Angjinarja përmban cynarin, një substancë që stimulon sekretimin biliar dhe nxit tretjen e yndyrnave.
– Ato janë të pasura me fibra, të cilat ndihmojnë në uljen e glukozës në gjak dhe mbrojnë nga kapsllëku.
– Ato përmbajnë fitosterole, përbërës që rregullojnë nivelin e kolesterolit në gjak.
– Flavonoidet (quercetin dhe rutin) e angjinares na mbrojnë kundër sëmundjeve të zemrës dhe nxisin veprimin antioksidues.
– Angjinarja përmban inulin, një karbohidrate që metabolizohet ngadalë në trup, duke formuar fruktozë në vend të glukozës. Fruktoza është një sheqer që mund të asimilohet pa insulinë dhe kjo e shndërron angjinaren në një ushqim veçanërisht të dobishëm për ata që vuajnë nga diabeti.
– Për më tepër, angjinaret përmbajnë fosfor, hekur, magnez, kalcium, kalium, si dhe vitamina B1, C dhe niacin.
Burimi / https://www.rimedio-naturale.it/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.