Dietologia e njohur Anila Kalleshi gjithmonë na ushqen me këshilla dhe informacione të vyera sa i takon ndryshimeve stinore dhe jo vetëm. Ja se si na këshillon ajo në këto ditë luhatjesh temperaturash dhe shfaqje të alergjive të bezdisshme për njeriun.
USHQIMI I NJË NJERIU
1 në 3 njerëz vuan nga alergjitë në një pikë të caktuar të jetës së tyre, me ushqimet që janë provokuesit më të zakonshëm të simptomave alergjike. Ashtu sikundër ka thënë Lucretius në 50 B. C, “ushqimi i një njeriu është helmimi i një njeriu tjetër”. Pjesa më e madhe e simptomave nuk ndodhin menjëherë pas ngrënies së një ushqimi, por shfaqen tek ju në një periudhë prej njëzetë e katër orë, kështu që është më e lehtë për të jetuar pa e ditur se një ushqim i veçantë nuk ju përshtatet juve. Për më shumë, shumë njerëz mund të mos jenë ndjerë asnjëherë me të vërtetë të sëmurë, kështu që mund të mos e dini sesi mund të ndihen nën këtë gjëndje. Këto janë thjesht disa shembuj që ilustrojnë sesi ushqyerja e shëndetshme e çdo njeriu janë të ndryshëm me atë të çdo personi tjetër. Disa këshilla që mund të ju ndihmojnë në lidhje me individualitetin biokimik
- Vini re pas çfarë ushqimesh ju ndiheni keq. Shikoni për ushqimet e zakonshme, eleminojini për dy javë, dhe më pas shihni sesi ndiheni.
- Vetëm sepse të tjerët mund të tolerojnë disa ushqime të caktuara, nuk nënkupton që edhe ju mundeni.
- Vlerësoni nevojat tuaja ushqimore dhe suplementet, derisa ju të ndiheni të shëndetshëm, plot me energji dhe të lirë nga simptomat.
- Zbuloni se cili stil jete funksionon më mirë për ju dhe përshtateni atë me jetën tuaj.
- Nëse keni një histori familjare të një sëmundjeje të veçantë, kushtojini vëmendje këshillave parandaluese të këtij libri dhe përshtateni me të ushqyerit tuaj. Shenjat qw lidhen me alergjinw e ushqimeve: Ankth, Diarre, Artrit
- Dëgjojeni trupin tuaj. Ai do të ju tregojë më shumë gjëra sesa ekspertët munden që t’ju tregojnë: Infeksion veshi
Astmë
Ekzemë
dermatit
Çrregulllim i mungesës së përqëndrimit
Ethe
Urinim në krevat
Dhimbje koke
Fryrje
Çrregullim i zorrëve
Bronkit
Pagjumësi
Sëmundja celiake
Çrregullim i të mësuarit
Sindroma e lodhjes kronike
Skleroza multiple
Kolit
Rinit
Diabet
Bajame
Depresion
Sëmundja Crohn
Çrregullim i gjumit
Fitim të peshës
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.