Për fat të keq ne mendojmë se ankthi dhe depresioni (në përgjithësi të gjitha problemet emocionale dhe psikologjike) janë sinonim me dobësinë dhe paaftësinë për jetën. Koncepti është krejtësisht i gabuar! Një person që vuan nga ankthi, depresioni, nuk do të thotë se ka një karakter të dobët.
Imagjinoni dy njerëz, të cilët janë duke kaluar nëpër kushte problematike të jetesës. Njëri zhvillon depresion, ndërsa tjetri jo. Paragjykimi i kulturës sonë menjëherë do të mendojmë se personi që nuk zhvillon depresion është padyshim “i fortë”, ai ” ka “karakter”, ka “vullnet”.
Depresioni është një gjendje që prek jo vetëm anën shpirtërore, por edhe mendimet, ndjenjat, perceptimet, funksionet motorike. Ashtu si ne i kushtojmë vëmendje një dhimbjeje koke të fortë, të njëjtën gjë duhet të bëjmë edhe me dhimbjen emocionale.
Plagët emocionale nuk shërohen vetë.
Ne nuk mund të lëmë këto plagë emocionale të shërohen vetë, por përkundrazi, duhet të punojmë për të identifikuar burimin e pafuqisë. Prandaj, duhet të lidheni me një specialist për t’ju ndihmuar dhe ofruar disa strategji për t’u marrë me dhimbjen që shkakton ankthi dhe depresioni.
Nuk ka nevojë për arna apo fasha, plaga duhet të pastrohet dhe të dezinfektohet.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.