Këshilla & Arsye

January 18, 2021 | 8:06

Ankthi dhe depresioni, kur asgjë nuk të shijon më dhe as miqtë nuk ta largojnë mendjen. Pse vlen psikologu?

Ankthi dhe depresioni nuk njoftojnë. Nuk telefonojnë, nuk të dërgojnë paraprakisht mesazhe që janë duke ardhur. Mund të mendosh që je i/e fortë, që ty s’të ndodh diçka e tillë, që ti duron.

Lorela Garuli, psikologe këshillimi dhe pedagoge

Lorela Garuli, psikologe këshillimi dhe pedagoge

Por, vjen një ditë që kupton që ke shumë kohë që nuk gëzohesh, që ke kohë pa qeshur me shpirt apo që sforcohesh më kot pas një “Jam mirë…”. Nuk të shijon më asgjë, s’ke qejf të vishesh bukur, të shihesh para pasqyrës, që qan më shumë sesa qesh…

Ndonjëherë nuk ndihesh i/e kuptuar dhe kjo dhemb. Për shumë njerëz që nuk kanë pasur këto situata në jetën e tyre është e vështirë të kuptojnë, sepse po të ishim mësuar të flisnim për shëndetin tonë mendor mbase do të ishte më e lehtë.

2

Ankthi dhe depresioni nuk kalojnë vetëm me mbështetjen dhe mirëkuptimin e të afërmve dhe miqve. Shpeshherë ke nevojë për një profesionist.

Hapi i parë drejt shërimit është ta pranosh që e ke këtë problem. Pastaj vjen shqetësimi i dytë, pyetja “Po ç’do mendojnë për mua po morën vesh që po shkoj tek psikologu?”

Këtu mund të të ndihmoj duke të thënë që është krejt normale, madje është e shëndetshme, madje-madje është kurajoze të përpiqesh ta zgjidhësh një problem, sesa ta fshehësh e të bësh sikur se ke!

Nuk kalon me një ftesë dashamirëse nga miqtë një të premte mbrëma “Eja pimë diçka, mos e mbaj mendjen, do kalojë”, sepse ai lëmshi që ke në stomak, do zmadhohet e zmadhohet e s’do mundesh t’i shpjegosh dot askujt se si ndihesh.

3

Të shkosh tek psikologu është si të shkosh tek dentisti; nëse tek ky i dyti kujdesemi për dhëmbë të bukur e buzëqeshje të pastër, si të mos kujdesemi që buzëqeshja të vijë nga qetësia e shpirtit?

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top