Katie Joy Crawford është një studente 23-vjeçare, që jeton në Baton Rouge, Luiziana. Për të mbrojtur temën e saj të diplomës në degën e Fotografisë, ajo vendosi të dëshmojë përmes fotove përvojat e ankthit dhe depresionit. E quajtur “Zemra ime e shqetësuar”, seria përbëhet nga 12 portrete, të cilat transmetojnë efektet e sëmundjes mendore. Crawford punoi rreth tre orë për çdo foto.
“Kjo u bë një përvojë purgative për mua, gjë që më çoi në shërimin dhe vetëdije. Unë dua që ata që vuajnë, të ndjejnë se kanë një zë dhe një dorë për t’u mbajtur. Unë nuk dua që dikush të ndjehet gjithnjë i vetmuar, ashtu siç ankthi dhe depresioni mund të izolojë një person“, ka thënë Craëford në media.
Këtu janë disa fotografi të shkrepura prej saj:
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.