Në fokus

November 29, 2019 | 8:35

Ankthi është pasqyrim i inteligjencës

Për shumë njerëz, ankthi është një makth i përditshëm. Për këta, jeta e tyre është kthyer përmbys dhe janë të detyruar të udhëtojnë në një gjendje pasigurie dhe kapjes së përhershme. Së fundmi një studim psikologjik tregon se sindroma e ankthit ka gjithashtu disa aspekte pozitive, në kuptimin që njerëzit me ankth duket se kanë një inteligjencë më të madhe se të tjerët dhe janë më të aftë në zgjidhjen e problemeve.

Ankthi ka si pasojë çrregullimin psikologjik. Sipas të dhënave nga Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH), më shumë se 260 milion njerëz në të gjithë botën preken prej tij. Ndër simptomat që e karakterizojnë mund të kujtojmë rrahjet e çregullta të zemrës, djersitjen e tepërt, frymëmarrjen dhe tensionin muskulor.

Studimi i mësipërm është realizuar nga një studiues i Universitetit të Bostonit, David Barloë, për ankthin dhe çrregullime të ngjashme. Sipas tij, ankthi lidhej ngushtë me veprimtarinë intelektuale. Sipas Barloë, ata që vuajnë nga ankthi do të kishin një vetëdije më të madhe për atë që do të thotë të jesh i gjallë. Me fjalë të tjera, dikush është në ankth sepse është inteligjent.

Gjithashtu sipas tij, ankthi funksiononte si një “makinë” për të zgjidhur problemet, pasi vinte në lëvizje mekanizmat evolucionarë të lidhur me mbrojtjen dhe mbijetesën. Kjo do të përkthehej në një aftësi më të madhe për të zgjidhur konfliktet dhe madje të kërkojë ndihmë, nëse është e nevojshme. Për më tepër, njerëzit në ankth tregonin një aftësi më të madhe për të arritur qëllimet.

Ankthi si pasqyrim i inteligjencës: një qasje për të jetuar së bashku

Sipas doktor Barloë ankthi është pjesë e thelbësore e qenieve njerëzore dhe ka një funksion mbrojtës. Ai nuk është një sëmundje, por një çrregullim që zgjidhet jo nëpërmjet trajtimit, por përmes terapisë. Me fjalë të tjera, nuk është çështje e eliminimit të problemit, por i ndihmës së njerëzve që të përballen më mirë me krizat e ankthit. Me pak fjalë, jo për të luftuar, por për të jetuar së bashku.

 

 

Burimi / https://www.pianetadonne.blog

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top