Në fokus

December 17, 2019 | 8:02

Ankthi nuk është një zgjedhje, ndaj mos më thoni që të qetësohem

Ankthi nuk është një zgjedhje dhe duhet të ndaleni duke më thënë që të qetësohem. Unë nuk qetësohem. Unë nuk zgjedh ta bëj ose nuk e bëj atë. Nuk është si të zgjoheni një ditë dhe të vendosni të “buzëqeshni, të pini një kafe dhe të përballeni me rutinën”. Më vjen keq që ju zhgënjej, por ankthi nuk është diçka që thjesht mund ta “fik”.

Ankthi nuk është diçka që mund të zgjedh ta kem të hënën ose jo të dielën. Ankthi nuk është vendim. Nuk është diçka vullnetare që duam ta kemi në jetën tonë, ditë për ditë. Nuk është zgjedhje! Disa ditë ndoshta jemi më pak në ankth…

Ne gjithashtu mashtrohemi, mendojmë se jemi çliruar, por krejt papritur, atëherë kur ne nuk e presim, ai shfaqet në qoshet më të errëta të mendjes sonë. Shpërthen brenda nesh, mbase në një kohë kur ndihemi të qetë. Si një zjarr ndizet përsëri dhe përsëri. Pa njoftuar paraprakisht.

Ne thjesht nuk mund të “zgjedhim të jemi të lumtur”. Ne thjesht nuk mund të “qetësohemi”. Ankthi nuk ka një buton “pauzë” në mendjet tona. Depresioni nuk ka një buton “fikje” në trurin tonë. Duke thënë thjesht “relaksohuni”, ju po minimizoni sëmundjen tonë. Ju jeni duke minimizuar kuptimin që ka në jetën tonë të përditshme.

Ju jeni duke thënë se ankthi nuk është diçka që duhet të merret seriozisht, një “sëmundje” e vërtetë dhe nuk është diçka për të cilën duhet të shqetësohemi vërtet. A mund t’i thuash dikujt me këmbë të thyer që të ndalojë ekzagjerimin dhe “të vazhdojë të ecë”? Nuk mendoj kështu!

Prandaj, mos më thoni të fle kur nuk di si. Ndaloni të më thoni të dëgjoj muzikë për t’u ndjerë i lumtur. Ndaloni të më thoni që nuk kam asgjë për të menduar ndërsa mendimet më godasin në kokë. Ndaloni të më gjykoni, duke besuar se e dini se si ndihem kur është e qartë se nuk e keni idenë. Ju nuk mund ta dini se çfarë po ndodh brenda trurit tim çdo sekondë të ditës. Ju nuk e dini se si ndjehet, se mundohet nga një re e errët që ju shoqëron vazhdimisht. Dhe nuk e dini se si ndjeheni të keni frikë nga jeta juaj, të jeni vazhdimisht në panik dhe të ngacmoheni vazhdimisht nga “çfarë do të ndodhë nëse…”.

Kështu që, para se të thuash ndonjë marrëzi tjetër për të më bërë të pushoj, mbaj mend: ankthi është një problem serioz.  Nuk është një vizion i jetës. Nuk është një fazë për të performuar. Nuk është një klithmë vëmendjeje. Më besoni, nëse do të mund të qetësoheshim, do t’i ndërprisnim mendimet para se të hynim në territor të rrezikshëm. Nëse do kishim mundësinë, do ta bënim sa më shpejt.

 

 

Burimi / https://www.giornodopogiorno.org/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top