“Nëna natyrë” na ka siguruar burime të shumta, të cilat mund t’ ju ndihmojnë të luftoni sëmundje të ndryshme. Janë plotësisht të sigurt dhe jashtëzakonisht efektivë. Hipokrati ka pohuar se ushqimi duhet të jetë një ilaç.
Antibiotikët natyralë:
Rrika
Ndihmon tretjen, nxit rrjedhjen e gjakut, trajton gurët në veshka, bronkitin dhe infeksionet e traktit urinar. Ju mund ta konsumoni të papërpunuar, si lëng ose me mjaltë.
Eukalipti
Nxit dhe forcon sistemin imunitar. Lufton alergjitë, sinuzitin, pastron rrugët e frymëmarrjes dhe ndihmon në kurimin e astmës.
Vitamina C
Fruta të shumta përmbajnë nivele të larta të Vitaminës C, e cila forcon sistemin imunitar dhe lufton ftohjet e zakonshme dhe gripin. Gjithashtu, Vitamina C riparon dëmtimet në lëkurë. Ju duhet të konsumoni lëng natyral portokalli, ose një portokall çdo ditë.
Musht molle / uthull
Vepron si një antibiotik dhe është i pasur me acid malik. Shkatërron mikrobet dhe trajton dhimbjet e fytit.
Hudhra
Pak hudhër çdo ditë lufton infeksionet, viruset dhe bakteret. Studiuesit kanë treguar se ajo përmirëson tensionin e gjakut, trajton diabetin dhe shenjat e AIDS. Hudhra lufton ftohjet e zakonshme, gripin dhe lehtëson dhimbjet e dhëmbit.
Qepa
Ka të njëjtat veti si hudhra. Ajo është e efektshme në trajtimin e ftohjeve, gripit, dhimbjeve dhe inflamacioneve.
Xhinxhër
Trajton gripin dhe ftohjet, ndalon të vjelljat, dhimjet e barkut, qetëson muskujt. Nëse jeni shtatzënë, duhet shmangur konsumimi i xhinxhërit.
Kanella
Parandalon diabetin dhe rregullon sheqerin e lartë të gjakut.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.