Mirëqenie

April 3, 2018 | 14:18

Antibiotikët natyralë që nuk kanë nevojë për recetë

Antibiotikët janë përdorur për shekuj me radhë për trajtimin e baktereve dhe infeksioneve. Antibiotikët origjinalë janë nxjerrë nga burime natyrale. Ekstrakte të caktuara bimore, vajrat esencialë, madje edhe ushqimet kanë veti antibiotikë. Për shembull, disa ekstrakte të ushqimeve dhe perimeve mund të parandalojnë zhvillimin e baktereve në ushqim.

Ndonjëherë këto antibiotikë mund të ndihmojnë edhe për higjienën personale. Boronica, për shembull, është e pasur me përbërës si antibakterialë ashtu edhe antioksidues, që e bëjnë kurën perfekte për infeksionet e traktit urinar.

Erëzat mund të jenë antibiotikë, gjithashtu. Një studim i vitit 2014 ka zbuluar se një terapi verbale është po aq efikase sa antibiotikët kimikë në trajtimin e baktereve në zorrën e hollë.

Ja cilët janë antibiotikët më popullorë që mund t’i provoni në shtëpi.

Mjalti

Mjalti është një nga antibiotikët më të lashtë. Egjiptianët e kanë përdorur atë si antibiotik natyral dhe për kujdesin e lëkurës. Mjalti përmban peroksid hidrogjeni, që njihet për vetitë antibakteriale. Ai ka gjithashtu përmbajtje të lartë në sheqer, që mund të ndalojë zhvillimin e baktereve.

Për shekuj me radhë mjalti është përdorur si një ilaç për trajtimin dhe lehtësimin e shumë sëmundjeve, duke filluar nga ftohja, gripi, kolla tek fëmijët, deri në trajtimin dhe parandalimin e infeksioneve të lëkurës. Thuhet se mjalti mund të luftojë më shumë se 250 lloje të ndryshme bakteresh.

Hudhra

Një nga antibiotikët më të mirë natyral është hudhra. Ky përbërës natyral mund të përdoret: Për të luftuar radikalet e lira, falë substancave qetësuese të sulfurit. Hudhra ka gjithashtu veti antibakteriale, anti-fungale dhe anti-virale. Hudhra vret krimbat e zorrëve dhe parazitët. Ajo është ideale për trajtimin e plagëve tek gishtat e këmbëve dhe thonjtë. Parandalon infeksionet e zorrëve.

Vaji i trumzës

Gjatë një studimi të vitit 2011, shkencëtarët testuan efikasitetin e livandës dhe vajit të trumzës. Të dyja këto vajra janë testuar tek më shumë se 120 baktere. Shkencëtarët zbuluan se vaji esencialë i trumzës ishte me efikas në zhdukjen e baktereve se vaji i livandës.

Njerëzit me probleme me tension të lartë të gjakut dhe hipertiroide nuk duhet të përdorin vaj esencial të trumzës.

Vaji i rigonit

Carvacrol është një përbërës që gjendet tek vaji esencial i rigonit. Ai ka veti të rëndësishme terapeutike që aktivizojnë procesin e shërimit në trup. Vaji i rigonit mund të ndihmojë gjithashtu në trajtimin e ulcerës gastrike dhe ulur inflamacionin.

Për të trajtuar infeksionet fungale në lëkurë, shtoni disa pika vaji rigoni në ujë. Aplikojeni përzierjen në pjesët e infektuara. Mund të përdorni gjithashtu për të trajtuar infeksionet e sinusit.

Rigoni mund të përdoret edhe si çaj për detoksfikimin e trupit, duke përmirësuar funksionin e mëlçisë.

Burimi / http://www.balkanweb.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top