Këshilla & Arsye

September 18, 2017 | 11:32

Antidepresantët rrisin rrezikun e vdekjes së parakohshme

Marrja e ilaçeve të depresionit mund të rrisë rrezikun e vdekjes së hershme. Sipas studiuesve njerëzit depresivë, që nuk kanë probleme me zemrën, në qoftë se konsumojnë ilaçe antidepresive kanë  33% më shumë shanse të vdesin para kohe…

The use of antidepressants is dramatically increasing, with 64.7million prescriptions given out in England last year ¿ double the number of a decade ago (file image)

Sipas një studimi u arrit në përfundimin se antidepresantët shkaktojnë më shumë probleme shëndetësore sesa ju ndihmojnë për shëndetin. Autorët e studimit sugjerojnë që përdorimi i tyre duhet të kufizohet shumë.

Por psikiatrët e hedhin poshtë këtë studimim duke argumentuar se antidepresantët janë përdorur në mënyrë të sigurt për vite të tëra dhe ofrojnë një zgjidhje mjaft të efektshme për personat, të cilët nuk kanë mundësi tjetër për të kaluar gjendjen e tyre.

1

Përdorimi i ilaçeve antidepresive po rritet në mënyrë dramatike, me 64.7 milionë receta të dhëna në Angli vitin e kaluar, dyfishi i numrit të një dekade më parë.

Kritikët janë gjithnjë e më shumë të shqetësuar duke argumentuar se këta pacientë nuk kanë nevojë për drogë, me mjekët që i shohin pilulat si një zgjidhje të përkohshme për shkak të pritjeve të gjata për terapi. Por studimi i ri thotë se njerëzit që i marrin pilulat mund të jenë në rrezik më të madh sesa mendohet.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top