Këshilla & Arsye

November 22, 2016 | 8:11

Antidepresivët

1Antidepresivët janë përdorur zakonisht për të trajtuar depresionin, por edhe për të zvogëluar shenjat e ankthit. Ilaçet kundër depresionit janë efektive dhe në lehtësimin e këtyre shenjave të paktën te gjysma e njerëzve që vuajnë nga çrregullimi i ankthit të përgjithësuar. Antidepresivët veprojnë duke ndërhyrë me neurotransmetuesit si serotonina, e cila mund të shkaktojë ankth. Ilaçet kundër depresionit kërkojnë të paktën 2-3 javë që të japin efektet e dëshiruara.

Disa pacientë e ndërpresin mjekimin pas rreth një jave, sepse ata shohin përmirësim, por ama bëjnë gabim. Duhet t’i jepni kohën e nevojshme ilaçit për të arritur përfitimin e kërkuar të shëndetit. Rikonsultimi me mjekun specialist është shumë i nevojshëm për rregullimin e marrjes së mjekimit.

ASNJËHERË PACIENTI NUK DUHET TË MARRË INICIATIVA PËR TË RRITUR OSE ZVOGËLUAR DOZAT E MJEKIMIT APO TË NDËRPRESË MJEKIMIN PA U KËSHILLUAR ME MJEKUN SPECIALIST.

Ka lloje të ndryshme medikamentesh me emra të ndryshëm kundër ankthit të përgjithësuar, secili me efekte pozitive dhe negative të tij. Për shembull, ndryshojnë nga njëri-tjetri sa i takon efekteve anësore të mundshme. Ndonjëherë mund të ndodhë që pas dy ose tri ditësh pas fillimit të terapisë, shenjat e ankthit mund të rriten dhe pastaj të fillojnë të zvogëlohen përsëri deri në dozën mbajtëse të rekomanduar nga mjeku psikiatër.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top