Mirëqenie

August 28, 2017 | 10:26

Antioksidantë natyrorë kundër plakjes

1

Çaji jeshil

Konsumi i rregullt i çajit të gjelbër ka një veprim  për kockat, përmirëson shëndetin e lëkurës dhe flokëve, dhe forcon sistemin imunitar duke ulur thithjen e sheqerit.

Qepa

Është e pasur me bioflavonoide: lufton alergjitë dhe infeksionet, ndihmon në sistemin imunitar, përveç parandalimin të kancerit dhe sipas disa studimeve përmirëson rezistencën ndaj lodhjes.

 Perimet me gjethe jeshile

Perimet me gjethe jeshile janë të pasura me luteinë : ky antioksidant ndihmon parandalimin e problemeve dhe mbron sytë. Ju mund të gjeni luteinën në spinaq, brokoli, lakër, dhe majdanoz.

Kivi

Kivi është konsideruar ndër frutat më të pasura me antioksidantë: në sajë të përmbajtjes së polifenoleve mbron kundër sëmundjeve degjenerative.

Peshk, mish, vezë dhe fasule

Përmbajnë koenzimën Q10, e cila ndihmon për të kontrolluar presionin dhe sheqerin e lartë të gjakut, forcimin e muskujve dhe shëndetin kardiovaskular.

Shega

Ka një përqendrim shumë të lartë të antioksidantëve dhe flavonoideve, të cilat ndihmojnë në mbrojtjen e zemrës dhe luftojnë radikalet e lira.

Patate, brokoli , spinaqi

Përmbajnë acid alfa lipoik, i cili ndihmon në eliminimin e toksinave dhe rregullon nivelin e sheqerit në gjak.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top