Këshilla & Arsye

July 31, 2016 | 6:00

Antitrupat ‘vulosin’ autizmin

Revista shkencore “Translational Psychiatry” ka publikuar një studim të radhës, bërë nga Universiteti Davis në Kaliforni, mbi lidhjen midis autizmit dhe antitrupave mëmësorë. Në praktikë, studiuesit argumentojnë se ekspozimi para lindjes për kombinime të caktuara të antitrupave mund të jetë një nga shkaqet e këtij çrregullimi. Për ta specifikuar, bëhet fjalë për antitrupa imunoglobine G (IgG), të cilat gjenden në placentë gjatë shtatzënisë dhe që kanë një ndikim negativ në zhvillimin e trurit të fetusit. Rezultati është një formë e veçantë e autizmit, i cili quhet Mar (antitrupa të lidhura me nënën), dhe që përfaqëson 23% të rasteve. Natyrisht, ky studim ka nevojë për kërkime të sigurta në këtë drejtim, por shpresa është se ky zbulim do të çojë përpara në mundësinë e parandalimit dhe trajtimit të sindromës së autizmit që herët.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top