E dimë mirë se të lexosh një libër na bën të ndihemi më superiorë në vetvete dhe shpesh mburremi për atë që kemi lexuar. Na duket vetja më i kulturuar se më parë. Persona të ndryshëm janë shprehur se, leximi i një libri të veçantë ka ndryshuar jetën e tyre. Por, nga ana tjetër shkencëtarët kanë zbuluar se, truri i njeriut ndryshon pozitivisht nëse njeriu e shijon kohën kur është duke lexuar një libër.
“Ndryshimet nervore që ne i zbuluam të ndërlidhura me ndjesitë fizike dhe sistemet lëvizëse, tregojnë se leximi i një novele, romani, mund ta transformojë trupin e njeriut në një protagonist. Ne kemi qenë në dijeni se tregimet e këndshme mund t’ju vënë në pozitën e tjetrit, kurse tani ne e vërtetuam se kjo mund të ndodhë edhe në aspektin biologjik”, ka thënë prof. Berns”.
Leximi ndikon kështu:
- Rrit aftësinë e artikulimit, duke mos patur ndrojtje nga fjalimet publike dhe artikulojnë qartë mendimet e tyre.
- Redukton stresin e përditshëm. Një studim nga kërkuesit e Universitetit Sussex-it 2009 tregoi se gjashtë minuta lexim përpara se të flini, zvogëlon stresin me 68%. Lëreni celularin, tabletin apo laptopin dhe merrni një libër. Jo vetëm që do të ndiheni më të qetë, por me shumë gjasa, pas pak kohësh do të ndiheni më zgjuar.
- Ju bën më social në jetë. Histori të ndryshme të bëjnë më njerëzor.
- Eliminon paragjykimet dhe steriotipet.
- Rrit empatinë. Mënyra e shpjegimit mbi personazhet na bën të jemi në pranë botës shpirtërore të njerëzve.
- Rrit nivelin e përqendrimit, sidomos tek ata persona që vrapojnë gjithë kohës dhe kanë vëmendje të shpërndarë.
- Vlen si formë meditimi dhe jo vetëm. Shpesh psikologëve gjatë seancave psikologjike, i vjen në ndihmë në lidhje me klientin apo pacientin.
- Leximi rrit nivelin e sigurisë brenda vetes, duke zgjuar më shumë inteligjencë, kurajo, shpresë për jetën.
- Nuk lejon të harrojmë fjalët e vërteta të gjuhës sonë, duke e pasuruar atë.
- Është gjithmonë një mik i mirë në raste vetmie dhe është një mik i mirë kur do t’ia mbathësh nga bota.
Fundja, është e vetmja pasuri që nuk tretet.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.