Në fokus

December 14, 2020 | 8:08

Anxhela Peza: Mbroni fëmijët tuaj nga dhuna dhe shkatërrimi i vendit!

Dua t’i drejtohem prindërve se ata janë kujdestarët ligjorë të fëmijëve të tyre. Deri sa ata të kenë mendime të pjekura dhe të veprojnë me vullnet të plotë mbi ngjarje dhe situata.

Anxhela Peza Psikologe Klinike  dhe Këshillimi

Anxhela Peza
Psikologe Klinike
dhe Këshillimi

Prindërit duhet të tregojnë një vëmendje të madhe ndaj fëmijëve të tyre. Duke mos i lejuar që të jenë jashtë në orët e vona të natës, e mbi të gjitha t’i lënë fëmijët në vende protestash ku ka dhunë dhe shkatërrim të vendit. Ku fëmijët nuk zhvillohen por modelojnë agresivitet dhe urrejtje. Në vende ku ka dhe manipulime me para dhe marrëveshje të cilat nuk janë as dinjitoze e as nuk kultivojnë moral te fëmijët tuaj.

Një i mitur që vë zjarre, shkul tabela, thyen semaforë, makina, dëmton institucione kulturore si Biblioteka, Muzeun Kombëtar, librari etj. Një i mitur i tillë duhet çuar në SHKOLLË RIEDUKIMI. Fëmijë të cilët përfshihen në strategji të krimeve të rrugës, është shqetësuese sepse ata janë e ardhmja jonë.

2Jam dakord që të miturit kanë të drejtat e tyre të dëgjohen, të shprehen, por kur kjo ngatërrohet nga të rritur që manipulojnë fëmijët, prindërit duhet të shqetësohen.

Mendoj se të gjithë ne duhet t’i mbrojmë fëmijët tanë nga ky dëm social psikologjik emocional. Ata do të rriten, do bëhen qytetarë nesër, ndaj të cilëve ne presim kontribute të vyera për vendin. Nuk duam qytetarë që shkatërrojnë vendin e tyre.

Si qytetare jam pro protestave, janë të shëndetshme dhe për një qeverisje kushdo të jetë e majtë apo e djathtë. Protesta është kolona bazë e demokracisë. Jam pro protestës kur ka padrejtësi. Jam pro të protestohet kur populli ka ankesa qoftë dhe për 1 lek që mund t’i shtohet në taksa. Jam dhe unë Klodiani, dhe protestoj mbi një gjë që mund të më ndodhë dhe mua nesër. Ama me shkatërrim, dhunë dhe vandalizëm humbet përpjekja për të ndërtuar një shoqëri të shëndetshme.

1#mosshkatërrovendintënd

#kundërdhunës

#stopshkatërrimitnërrugë #mbanifëmijëtnështëpi

#kujdesunipërfëmijëttuaj

#mbronifëmijëtuaj

#revistapsikologjia

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top