Sa mirë që ra dëborë edhe në kryeqytet. Kjo solli gëzim për fëmijët, të rriturit dhe, mblodhi kujtime të bukura në jetën e tyre. Tashmë në periferitë e Tiranës mund të zhvillohen aktivitetet e skijimit. Skijimi është një sport shumë i hershëm, pasi skitë janë përdorur si mjet për të ecur mbi borë për nevojat e popullatës.
Skijimi mendohet të ketë prejardhjen nga vendet skandinave para 4000 vjetësh. Skijimi për herë të parë nuk është paraqitur si sport, por si nevojë e njerëzve për të siguruar ushqimin. Gara e parë u mbajt në Kryeqytetin e Norvegjisë në Oslo. Lloji i këtij sporti fisnik është i bukur për ushtrimin e saj në malet me dëborë, por është konsideruar i vështirë gjithashtu për t’u aplikuar, për disa arsye. Sporti i ski-së bën shumë mirë për shëndetin, përderisa realizohet në majat e maleve, ku ajri është gjithnjë më i pastër se në çdo vend tjetër.
Zhvillohen aftësitë:
E përqendrimit
Vëmendjes më afatgjatë
E aftësive për socializim
E vetëvlerësimit
Vetëbesimit
Thurja e strategjive në situata “kërcënuese”
Redukton ankthin dhe frikën
Kultivon pasionet tek njeriu etj.
Sporti i skive stërvit harmonikisht pjesën e sipërme të trupit dhe atë të poshtmen, përveçse kërkon parapërgatitje shumë të mirë muskulore, me ushtrimet e përshtatshme që do të ulin sa më tepër mundësinë për dëmtime. Ky sport më tepër aplikohet në zonat veriore dhe verilindore të Shqipërisë, aty ku realisht edhe moti është në favor të fëmijëve që rriten në këto zona, e në fakt, pa përjashtim të gjithë fëmijët e këtyre viseve janë shumë të aftë në sportin e skive, por rekomandohet që edhe fëmijët paraadoleshentë të zonave urbane 2-3 herë gjatë stinës së dimrit, në mënyrë të organizuar nga shkollat, ta aplikojnë këtë sport të bukur, që përveç cilësive pozitive që ka, zhduk edhe frikërat e mundshme që shoqërojnë fëmijët apo dhe të rriturit kryesisht në zonat urbane.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.