Në fokus

March 21, 2018 | 11:44

Anxhela Peza: Thashethemet, duke folur keq për tjetrin nuk lartësohesh vetë!

Mos harro: duke folur keq për tjetrin nuk lartësohesh vetë!

Papritur ti bëhesh shumë e rëndësishme, sepse njerëzit flasin për ty. Komentojnë çdo gjë të mundshme. Madje edhe sa herë ti ke pirë ujë gjatë ditës. Upss…. E pse ndodh kjo? Mos ndoshta papritur ti ke njëfarë rëndësie në shoqëri dhe sulmet janë të llojeve të ndryshme?

Anxhela Peza Psikologe Klinike dhe Këshillimi

Anxhela Peza
Psikologe Klinike
dhe Këshillimi

Një gjë është e sigurtë,ti je motivi i ditës dhe mendimi i natës!

Njerëzit ndihen më mirë kur flasin për dështimet ose gabimet e të tjerëve, ndihen më mirë sepse krahasojnë veten me ta dhe ndihen më të suksesshëm.

Sipas psikanalizës, në pavetëdijen tonë dëshirojmë që të tjerët të vuajnë si ne. Vëmendje e theksuar tek lajmet negative apo disfatat e tjetrit, bëhet pikërisht për të plotësuar këtë dëshirë. Kur merremi me thashetheme harrojmë problemet tona, pasi shohim se ka njerëz që vuajnë më shumë se ne.

parlare-male

Thashethemexhinjtë përhapin një energji kaq negative deri në thithjen e mendimeve tek të tjerët. Psikovampiri i thashethemeve shteron energjinë e tjetrit, duke i imponuar me shumë stil mendimin e tij.

KA NJË ETIKË MORALE:

Kur dikush të beson diçka, do ishte e udhës ta merrnit si vlerësim ndaj personit që ju ka besuar, dhe jo ta përdorni atë duke e thënë tek të tjerët. E më keq akoma, ta interpretoni si doni ju, vetëm e vetëm të njollosni të tjerët.

DOBITË E THASHETHEMEVE:

Sipas studimeve të psikologëve, thashethemet për të tjerët apo lajmet e ndryshme argëtuese, bëjnë që qelizat e trurit aktivizohen për të stimuluar sekretimin e endorfinës, apo opiumit natyral të trupit, për të lehtësuar tensionin dhe dhimbjen, duke ngjallur ndjenjën e gëzimit.

Kur bëjmë thashetheme, një pjesë e trurit tonë çliron dopaminë, hormonin që nxit entuziazmin.

Shitja e thashethemit forcon miqësinë mes palëve. Sheshin e blejnë “më the e të thashë” kështu që, bëhen shoqe.

Universiteti i Michiganit gjithashtu ka zbuluar se për femrat thashethemet rrisin nivelin e progesteronit, hormon ky që zvogëlon ankthin dhe stresin.

Një gjë është e sigurtë: njeriu që bën thashetheme është e vetmja mënyrë të jetë i rëndësishëm e të ketë “miq”.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top