Babai nga Shkupi denoncon humbjen e djalit 10-vjeçar, Shaban Zeqiri dhe bashkëshortes, Nafije
![17200314_10212114883338016_488357738_o](http://revistapsikologji.com/wp-content/uploads/2017/03/17200314_10212114883338016_488357738_o.jpg)
Shaban Zeqiri, djali i humbur 10-vjeçar
![17230022_10212114883378017_431668036_o](http://revistapsikologji.com/wp-content/uploads/2017/03/17230022_10212114883378017_431668036_o.jpg)
Shaban Zeqiri, djali i humbur 10-vjeçar
![17198861_10212114883178012_974314535_n](http://revistapsikologji.com/wp-content/uploads/2017/03/17198861_10212114883178012_974314535_n.jpg)
Mesazhi i fundit që djali i ka dërguar babait të tij, më 8 Mars 2017
Një shtetas nga Shkupi, Nafi Zeqiri ka denoncuar dje para autoriteteve policore të Tiranës humbjen e birit të tij 10-vjeçar, Shaban Zeriqi dhe të bashkëshortes Nafije. Sipas tij, djali dhe nusja janë zhdukur nga shtëpia e tyre në Shkup, të shtunën e kaluar, duke mos lënë asnjë gjurmë të ikjes së tyre. Kryefamiljari, duke humbur kontaktet me telefon, ka njoftuar menjëherë autoritetet vendase të policisë, duke dhënë informacionet e para dyshuese se bashkëfajtorë në këtë zhdukje mund të jenë qiraxhiu nga Shkodra, Mark, i cili kishte një muaj që qëndronte me nusen e tij shtatzënë në familjen e Nafi Zeqiri.
Nafi Zeqiri pohon se largimi nga shtëpia ka ndodhur nga një nevojë e shtatzënës rome, bashkëshortja e Markut, qiraxhi në shtëpinë e tij, e njohur si Melisa ose Mirdita. Ata i kanë kërkuar Nafijes, bashkëshortes së Nafi Zeqirit, e cila ka një damar identifikues në ballë, t’i ndihmonte duke i dërguar në spital. Prej aty kanë humbur kontaktet gruaja dhe djali 10-vjeçar, Shaban. Nafi Zeqiri thotë se gruan e ka me probleme psikike dhe kjo ia vështirëson edhe më shumë gjendjen për gjetjen e saj me djalin.
Kryefamiljari vetëm ditën e 8 marsit ka arritur të lidhet përmes një mesazhi në viber me të birin 10-vjeçar, Shaban i cili i shkruan: “O babi nana më ka marr, jam mërzit shumë, hajde na gjen në Tiranë”.
Nafi Zeqiri ka mbërritur në Tiranë duke bërë njoftimet nëpër autoritetet policore vendase, duke e ndarë njoftimin edhe në redaksinë e Panorama Group.
Lutemi të gjithë qytetarëve të na njoftojnë dhe ndihmojnë me informacionet e tyre nëse i kanë parë dhe e dinë vendndodhjen e tyre.
Numër kontakti Shqipëri: 0697390983
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.