Dëshmi

October 22, 2019 | 9:11

Apeli i të voglës Eva ndaj të mëdhenjve të botës: “Trump, KB, ndalojeni këtë luftë. Më jepni përsëri fëmijërinë time”

Eva është një vajzë kurde: në videon e transmetuar nga një stacion televiziv kurd, ajo nisi një apel kundër luftës për Unicef, KB dhe Donald Trump për të ndaluar ofensivën me Turqinë, në veri-lindje të Sirisë.

“Unë i drejtohem UNICEF-it, Kombeve të Bashkuara, Trump”, bërtet me forcë vajza e vogël. “Emri im është Eva, unë jam nga Rovaja, Kurdistan. Jam një fëmijë i vetëm dhe i harruar. Asnjëherë nuk kam mbajtur armë”, shprehet ajo.

Ajo ka dy gërsheta dhe një këmishë të kuqe, dhe nuk duket e frikësuar nga kamera.

“Unë kam vetëm një zemër të madhe, përballë gjithë botës”, thotë përsëri vogëlushja: “A do të më jepni ndonjëherë paqe? A do të më jepni përsëri fëmijërinë time?”

“Ky është mesazhi im: ju lutem, ndalojeni këtë luftë.”

Apeli vjen pothuajse një javë pas fillimit të ofensivës së Erdoganit në Sirinë verilindore, e cila filloi pasi Presidenti Trump tërhoqi pjesën më të madhe të trupave të tij nga rajoni, ku luftëtarët kurdë që kishin rikthyer stabilitetin e pjesshëm në zonë, mbetën vetëm dhe u bënë viktima të bombardimeve të fuqisë së NATO-s. Sipas AFP, nga 9 tetori deri sot, kanë humbur jetën qindra njerëz, përfshirë ushtarë dhe civilë.

 

 

Burimi / https://www.tpi.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top