Kjo është mbesa ime Gilda Uka, është 3 vjeç dhe një javë më parë është diagnostikuar me leucemi akute. Në Shqipëri mundësia për ta kuruar është pothuajse zero, për këtë kemi vendosur që ta sjellim në Itali. Duke qenë shtetas Shqiptarë, në Itali vështirësitë janë shumë të mëdha, spitalet italiane nuk u japin mundësi shtetasve që nuk janë pjesë e Europës për t’u kuruar njëlloj si të tjerët.
Për të filluar kurimin e Gildës duhen 30.000€, pa llogaritur seancat e kimioterapisë që duhen bërë më vonë. Është një shumë që një familje shqiptare nuk mund ta përballoj e vetme. Për këtë po ju kërkoj, me dorën në zemër, të na ndihmoni me aq sa keni mundësi. Ju jemi mirënjohës për kontributin tuaj.
Burimi / https://www.gofundme.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.