Në fokus

February 27, 2019 | 8:15

Apeli për ndihmë i prindërve të 14-vjeçarit që po lufton me jetën

Ky është Erkan Teodori djaloshi 14 vjeçar nga qyteti i Laçit, i cili ka provuar plot tre operacione në trupin e tij. Erkani sërish mbart probleme shëndetësore dhe i duhen dy operacione të tjera që t’i ndryshoje gjendja shëndetësore. Janë dy operacione delikate që nuk kryhen në vendin tonë, ndaj prindërit e tij kërkojnë të shesin banesën e tyre, të grumbullojnë të ardhurat për të sjellë përmirësimin shëndetësor tek 14 vjeçari.

Siç dhe tregon mamaja e Erkanit, Kimetja, jemi në gjendje mjaft të rëndë shpirtërore, Erkani është një djalë me karakter të fortë, por kjo sëmundje e rrallë, po na vështirëson dhe ne familjarëve gjendjen. Ajo tregon se si i vjen në ndihmë birit të saj, gjendja e të cilit sa vjen dhe vështirësohet. Janë dy operacione që pret t’i nënshtrohet 14 vjeçari, por që nuk realizohen në klinikat shqiptare.

Tre operacionet i dolën pa sukses në disa spitale në vendin tonë, ndonëse mjekët premtuan përmirësimin e tij. Ndërsa e vetmja shpresë është ajo në klinikat jashtë vendit ku aty kërkohen goxha të ardhura, ndonëse kemi nxjerrë shtëpinë në shitje, nuk arrihet të krijohetkjo shifër për të kryer operacionin e Erkanit. Kimete Teodori u ka bërë thirrje institucioneve për t’i ardhur në ndihmë në kryerjen e operacionit birit të tij, pasi një vlerë e tillë është e pamundur të realizohet.

Erakni është nxënës i klasës së tetë në shkollën ” Sebastia” të Laçit, ku i janë mundësuar falas të gjitha shpenzimet nga presidenti i shkollës Naim Lika në shërbim të 14 vjeçarit.

E tillë është situata e familjes së 14 vjeçarit nga Laçi për të cilën familjarët u bëjnë thirrje institucioneve, si dhe kryeministrit për t’i ofruar ndihmë për këtë operacion delikat në trupin e Erkanit nga Kurbini.

 

 

Burimi / www.newsbomb.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top