Lifestyle

April 15, 2017 | 17:13

Apple prodhon sensorë për matjen e sheqerit në gjak pa gjilpërë

Kompania Apple po prodhon sensorë me të cilët do të kontrollojë nivelin e sheqerit në gjak, në mënyrë që të ndihmojë në mjekimin e diabetit, transmeton CNBC. Bëhet fjalë për sensorë optikë, prodhimi i të cilëve sipas mendimit të shkencëtarëve konsiderohet si sfida më e vështirë teknike. Prodhimi i sensorëve është ide e themeluesit dhe ish-drejtorit të Apple, Steve Jobs.

aparatShumë kompani shëndetësore deri më tani kanë provuar të krijojnë një pajisje të tillë me të cilën do të kontrollonin nivelin e glukozës në gjak, dhe jo në lëkurën e trupit, por që nuk kishin pasur sukses. Sipas mediave, Apple tashmë po teston sensorët në qendrat e klinikave në gjithë rajonin Bay Area në San Francisko. Në këtë projekt do të investohen disa miliarda dollarë, por që do të ishte shpëtim për miliona të prekur nga diabeti. / Balkanweb

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top