Dëshmi

January 28, 2020 | 12:37

Arbjola Halimi: Psikologu, të njohësh dhe të zbulosh veten

“Dhimbja është në zemër, por asnjëherë më e fortë se njeriu”. Kjo është sinteza e një dite me ngjarje dhe takime për psikologen Arbjola Halimi. Është kurba e shqetësimeve që shoqëron individë të ndryshëm në klinikën e saj psikologjike në qytetin e Elbasanit.

Kushdo troket aty, ka nevojën më të madhe, atë të të rifituarit të qetësisë. Ajo në rolin e profesionistes, dëgjon me kujdes problemet. Është e kujdesshme në trajtimet e tyre. Dikton një bisedë të çliruar për personin që ka përballë. Shqisat janë të gjitha në veprim. Asgjë nuk pipëtin, përveç dihatjes së personit që po trajtohet, i cili ka nevojë për frymëmarrje mes fjalëve që shpreh. Për doktoreshën e shkencave sociale Arbjola Halimi, leximi i pacientit është kulmi që arrihet përmes syve dhe mendjes. Është një kimi që zbërthen një ankth, frikë, lëndim apo traumë në raste ekstreme.

Prej katër vitesh, pas një karriere akademike e profesionale, Arbjola Halimi hap klinikën me të njëjtin emër në Elbasan, Klinika e Psikologjisë “Arbjola Halimi”, e cila u ka ardhur në ndihmë shumë njerëzve. Si nismëtare e një fushe që ka shumë nevojë vendi ynë, Dr.Arbjola ofron zgjidhje në dëgjesa ballë përballë në klinikë ose nëpërmjet kontaktit telefonik. “Kur ju flisni me një profesionist dhe zgjidhni Psikoterapinë, shqetësimet tuaja përjetohen më lehtë, dhe ju çliroheni nga vuajtja. Është e sigurt se do ndiheni më mirë”, pohon Halimi.

Fokusi i punës në këtë klinikë janë kryesisht shqetësimet emocionale, të cilat shfaqen me anë të simptomave fizike kryesisht, dhe për të cilat mjeku thotë se janë nervore ose kur nuk gjen shkak, pasi shkaku i tyre është psikologjik dhe emocional. Të tilla simptoma mund të jenë dhimbjet e kokës, stomakut, dhimbjet e shpinës, të fiktit, të vjellat, dridhjet trupore, etj. Këto shqetësime shpesh nuk kuptohen se nga vijnë dhe kryesisht mund të jenë me bazë ankthi ose gjendje të tjera emocionale. Qasja në disiplinat e psikologjisë së shëndetit, asaj klinike dhe psikoterapisë si dhe formimi i thellë profesional në psikologjinë klinike, vlerësimin klinik dhe psikodiagnostikë bën që në Klinikën e Psikologjisë “Arbjola Halimi” të arrihet lehtësisht suksesi me trajtimin dhe shërimin e mbi 30-49 rasteve në vit me një mesatare të numrit të seancave, 8-12 seanca dhe në një kohëzagjtje jo më të gjatë se dy ose tremujore.

Problematikat e trajtimit në klinikë janë: Ankthi dhe Fobitë; Fobia nga Ataku Kardiak; Fobia nga Ankthi; Fobia nga Sëmundjet; Fobia nga çmenduria; Frika se Diçka e Keqe mund të ndodhë; Gjendjeve të trishtimit dhe melankolisë; Gjendjeve të ngjashme me depresionin; Traumat si pasojë e dhunës dhe abuzimeve; Traumave si pasojë e ngjarjeve traumatike (vdekje, aksidente, etj); Lëndimet si pasojë e ndryshimeve të papritura në situatat jetësore ose personale; Problemet e marrëdhënieve në çift ose ato familjare, përfshirë marrëdhëniet prind-fëmijë; Problemet klinike tek fëmijët; Problemet sjellore tek fëmijët jo domosdoshmërisht klinike, etj.

Dr. Arbjola Halimi, prej vitit 2004 ka ushtruar profesionin e pedagoges definitive pranë Universitetit të Elbasanit. Sot e ushtron këtë profesion në Universitetin e Tiranës, në Departamentin e Psikologjisë dhe në Albanian University. Aktualisht zhvillon mësim në lëndët “Psikologji Shëndeti” dhe atë të “Psikoterapisë” si dhe disiplina të tjera të lidhura me shëndetin psikologjik dhe atë emocional tek studentët e psikologjisë në nivelet Bachelor dhe Master. Po ashtu përgjatë viteve ka asistuar si pedagoge edhe në universitete të tjera brenda vendit. Gjatë përvojës akademike në UE njihet si një nga nismëtaret në përpjekjet për projektimin e Klinikës Universitare të Psikologjisë/Psikoterapisë në UE dhe ka ushtruar profesionin e Psikologes Klinike prej shumë vitesh aty, së bashku me atë të lektores.

Ajo njihet po ashtu bashkë me shumë të rinj të tjerë të asaj kohe si një nga themelueset e Departamentit të Psikologjisë në UE, në vitin 2005 ku ka zhvilluar mësim në disa lëndë, kryesisht të psikologjisë klinike, asaj të shëndetit dhe vlerësimit klinik dhe terapisë. Në vitet 2000-2004 ka mbaruar studimet në Universitetin e Tiranës ku është diplomuar në profesionin e Psikologut Klinicist. Në vitet 2006-2008 ka kryer studimet pasuniversitare në universitetin e Tiranës në Këshillim Psikologjik.

Në periudhën 2010-2015 ndjek Studimet Doktorale në Psikologji/ Profili Klinik. Në 2015 e në vazhdim angazhimi për marrjen e titullit Prof. As. Në vitin 2015 nis punën në praktikën klinike private të shërimit të shqetësimeve psikoemocionale nëpërmjet praktikave psikologjike të kurimit, këshillimit psikologjik dhe psikoterapisë (kurimi nëpërmjet të folurit), nëpërmjet themelimit të klinikës së saj, e cila mban të njëjtin emër, Klinika e Psikologjisë “Arbjola Halimi”.

AdresA: Rruga “Lef Nosi” Elbasan | +355 69 23 99 400
Klinika e Psikologjisë “Arbjola Halimi” | Arbjola Halimi

 

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 145

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top