Lifestyle

July 16, 2016 | 9:39

Ardi Borova: Kujdes nga klori i pishinave!

1Floku është gjysma e bukurisë. Një mesazh ky i përçuar brez pas brezi e që kurrë nuk e humbet vlerën për nga rëndësia. Dhe ajo që bëjmë, kujtesa rreth përgjegjë- sisë në këtë drejtim, na risillet ndërmend, kryesisht në periudhën kur ngrohet moti. Rrezet e diellit sa të shëndetshme janë, po aq problematike bëhen kur nuk tregojmë kujdes nga ekspozimi i tepruar. E kjo ndikon në dëmtimin e përshpejtuar të fijeve të imta. Dukshëm na luhatet humori, shfletojmë gjithçka mund të na ofrojë informacion të shpejtë, dhe gjendemi përpara dilemës: t’i vëmë një maskë të tipit vaj ulliri a të verdhë veze të bëra në kushtet e shtëpisë, apo të shkojmë në parukeri?! Një problemi të tillë, në fakt, vetëm specialistët i japin zgjidhje, qoftë edhe pa “rënë” në duart e tyre. I njohur prej vitesh në këtë fushë, Ardi Borova jep disa këshilla konkrete pa ju kushtëzuar qoftë edhe financiarisht. Duke qenë se të dyja stinët erdhën gati njëkohësisht, sipas tij, vëmendja duhet të jetë e lartë, kjo për të minimizuar efektet negative që mund të pësojë floku. Sipas parukierit dhe stilistit, vëmendja duhet të nisë që nga kujdesi në kushtet amatore, në shtëpi, kombinuar me një shërbim të vetëm te specialisti, si nevojë për bërjen e një maske specifike për llojin e flokut. “Kujdes do të thotë: zgjedhja e përshtatshme e shampove hidratuese dhe ushqyese sipas specifikës për flokë të hollë, të trashë, me kaçurrela apo me volum, balsamit të thjeshtë, maskave sipas tipologjisë së flokut apo vajrave qetësues, mënyra se si lyhen flokët, bojërat që zgjedhim. Floku duhet ruajtur gjatë kësaj periudhe dhe nuk duhet përdorur piastra, krehja apo masha, si dhe kombinimi i produkteve që ruajnë shëndetin e flokut në mënyrë sa më natyrale, pa harruar përdorimin thuajse të përditshëm të kristalinës. Ajo ndihmon në ruajtjen e sipërfaqes së flokut, pikërisht sepse produktet cilësore janë të pasura me kripëra UVB dhe UVA. Këto bëjnë të mundur që rrezatimi diellor të krijojë oksidimin e shpejtë të flokut dhe përthyerja e dritës trajtuar edhe me kristalinë e thekson më bukur ngjyrën dhe i ruan formën. Që të kemi gjithmonë flokë të ndritshëm dhe të shkëlqyer, mjaftojnë 3-4 pika kristalinë paradite dhe pasdite. Është shumë e shëndetshme për flokun”.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top