Lifestyle

June 1, 2018 | 12:17

Argjila dhe përfitimet e saj kozmetike…

Argjila është një produkt natyral që përdoret për pastrimin e lëkurës dhe për flokë të shëndetshëm. Janë të shumta maskat e bukurisë që mund të bëhen me të.

Ja disa nga përfitimet e saj dhe pse nuk duhet ta ndani nga rutina e kujdesit për veten sidomos për flokët dhe për lëkurën.

  1. Parandalon shenjat e plakjes

Argjila ka veti anti-plakje që na ndihmon të kemi një lëkurë rinore dhe të bukur. Bëni një maskë me një lugë pluhur argjilë, një vezë dhe pak lëng limoni dhe aplikojeni në lëkurë për një orë. Përdorimi i rregullt i kësaj maske mund të reduktojë në mënyrë efektive rrudhat dhe vijat e imta në lëkurë.

  1. Nxit qarkullimin e gjakut në lëkurë

Argjila ka përbërje të tillë kimike që ndihmon në përmirësimin e gjakut në lëkurë. Për shkak të kësaj, ju do të keni një lëkurë më të pastër, më të re dhe plot ngjyrë e shkëlqim.

  1. Trajton aknet në fytyrë

Të gjithë thuajse vuajmë nga aknet apo përjetojmë daljen e tyre në një periudhë të jetës. Një maskë me argjilë është ideale për pastrimin e lëkurës në thellësi. Maskë mund ta përgatitni me pak ujë dhe lëng limoni për të përftuar një maskë kremoze.

  1. Ndihmon në reduktimin e yndyrës

Argjila jo vetëm që e bën lëkurë tuaj të pastër por edhe zvogëlon prodhimin e yndyrës duke i mbajtur poret e pastra.

  1. Parandalon pigmentimin e lëkurës

Argjila gjithashtu ndihmon në parandalimin e pigmentimit dhe njollave të lëkurës. Bëni një maskë me një lugë pluhur argjilë, pak vaj kokosi dhe aplikojeni në lëkurë për 20 minuta.

  1. Kujdesi i flokëve

Nëse mendoni se argjila është vetëm për lëkurën gaboheni.Ajo gjithashtu mund të përdoret për flokë me shkëlqim dhe të butë.Bëni një maskë me argjilë dhe ujë dhe aplikojeni në flokë për 3 orë. Më pas lahuni si zakonisht.

 

Burimi / ata.gov.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top