Adoleshent – Dhunë – Dhunues – po pastaj???
Çdo ditë diskutojmë: si ka mundësi që ky brez që rritet sot është shumë problematik në komunikim, në të dëgjuar, në veprime por edhe në të menduar. A mos ndoshta vallë po i rrisim të tillë?
Ky është qëndrimi që ndan psikologia dhe pedagogia Arjana Muçaj, e cila qëmton:
Familja, Shkolla, Shoqëria, Media, por jo vetëm, po luajnë rolin e tyre në rritjen dhe nxitjen e agresivitetit tek të rinjtë. Po çfarë ju servirim si ushqim të përditshëm? Modele dhe vlera qytetare që nuk na përfaqësojnë. I justifikojmë me të qenët adoleshent. Ku rregulli nuk njeh limite, ku komunikimi s’ka rregulla, ku dëgjimi nuk ekziston pasi sot po ju themi: ke liritë dhe drejtat e tua.
Po dënimet ku janë?
Po aktivitetet jashtëshkollore ku janë?
Po oborret e shkollave me fusha sportive ku janë?
Po rrethet jashshkollore (ku fëmija shpalos dëshirat dhe prirjet e tij) ku ja?
Po modelet e suksesit pse janë të padukshme sot?
Sa shumë PSE që kam, dhe brenda kësaj pse-je gjen dhe përgjigjet pse jemi këtu ku jemi me adoleshentët.
Çdo ditë do vazhdojmë të dëgjojme dhe flasim PSE ndodhi? Çfarë nuk shkoi siç duhet kësaj radhe?
E pra, pyetja ime është: Si do e ndalim këtë agresivitet???
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.