Lifestyle

March 4, 2016 | 8:21

Arlinda Dudaj: Nuk mund të jetoj pa…

Arlinda Dudaj drejtuese e Shtëpisë Botuese “Dudaj”. Diplomuar në gjuhët e huaja për “Gjermanisht”. E martuar me Adriatikun. Kanë një djalë 14-vjeç, Patrikun.

Për një femër në biznes, që gjithëherët i duhet t’u përgjigjet telefonatave, e takimeve të punës, vështirë të besosh se në çantën e saj të mos ekzistojë një axhendë. Arlinda Dudaj, drejtuesja e shtëpisë botuese “Dudaj”, thotë se nuk bën dot pa këtë të fundit, ashtu siç herë të tjera, ngarkesat mendore apo fizike për shkak të punës së përditshme, i shkaktojnë lodhje apo dhimbje koke. Edhe për këtë, ajo e ka një zgjidhje: asnjëherë nuk e ndan nga vetja, një kuti me ‘Advil’. Ilaçet amerikane që e shpëtojnë nga kësi situatash, për t’u ndjerë mandej mirë me veten. Më shumë çka, ajo e rrëfen përmes detaje të sendeve personale që nuk i ndan nga çanta.

***

Një nga sendet pa të cilat nuk dal kurrë nga shtëpia është çanta ime e madhe, që cilido që e merr në dorë më sheh me çudi e më thotë: “Po këtu bomba ke futur?!” . Gjen shumë gjëra brenda, po ato çka peshojnë më shumë janë librat, të ndryshëm sipas periudhës, po libri i sapobotuar zakonisht nuk mungon në çantën time. Shumë shpesh gjendem edhe me dy çanta, njëra nga të cilat është Longchamp i dashur që ka gjithë atë vend e mund ta mbush plot.

Axhenda ime violë, shumë e bukur dhe e organizuar, që e mbush plot me shënime gjithfarësh, që vetëm unë i marr vesh, mbretëron një kaos tejet personal, po pa të cilën sigurisht nuk mund të rroj dot assesi. Në fakt blloqe të tillë kam gjithandej, në zyrë, në shtëpi, mbushur plot shkarravina e rrokopujë, po kjo që mbaj në çantë është më e rëndësishmja.

Celulari Blackberry, kam gjithçka brenda, email, numra telefoni, aty edhe një kalendar që të nxin jetën, po një send që më ka robëruar e pa të cilin nuk bëj dot. E së fundmi si për t’i vënë kapak më dhuruan edhe një Iphone, i cili ma ngatërroi dhe më keq punën, se ka njëmijë mundësi aplikimesh që të vjedhin jo pak kohë të çmuar.

Kutia me Advil, duke qenë një migrenoze nuk dal kurrë pa një kuti ilaçesh për dhimbjen e kokës, që mund të jenë Advil, që mi sjellin nga Amerika, ose Exedrin Migrenë apo dhe ndonjë aspirinë apo ilaç alergjie. I fus të gjitha bashkë te kutia e Advileve se për fat e kanë të shënuar sipër se ç’ilaç është.

Dezinfentuesi i duarve, një zakon pak i ekzagjeruar, po që më ka robëruar gjithashtu është përherë me mua. Kremi i duarve, mund të jetë që nga Oçitane, Bath and body works, Crabtree and evelyn  ose Clarins.

1

Botuar në revistën Psikologjia, korrik 2012

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top