Mirëqenie

February 6, 2020 | 13:41

Aroma e shiut largon stresin dhe përmirëson gjendjen shpirtërore

Shumë njerëz e pëlqejnë tingullin e shiut që bie, të tjerët e shohin atë romantik dhe relaksues, ndërsa disa të tjerëve u pëlqen aroma tipike që lëshon. Ecja në shi mund të jetë një përvojë e vërtetë shëruese, e cila qetëson mendjen dhe nxit lëshimin e hormoneve që përmirësojnë gjendjen shpirtërore dhe na bëjnë të ndjehemi më mirë.

Aroma e shiut ka një emër të veçantë, petricore dhe është rezultat i kombinimit të kimikateve të lëshuara nga bakteret që gjenden në tokë, vajrat e lëshuara nga bimët dhe molekulat e azotit.

Përkundër asaj që dikush mund të mendojë, ditët me shi janë ideale për ata që ndjehen pak të stresuar, të rrënjosur ose të trishtuar. Aroma e shiut është treguar se ndihmon në qetësimin e ankthit dhe stresit, duke përmirësuar gjendjen shpirtërore në pak minuta.

 

Burimi / https://www.rimedio-naturale.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top