Mirëqenie

July 3, 2019 | 13:10

Aromat natyrale që mbajnë mushkonjat larg jush

Gjatë verës të gjithë duam të kalojmë më shumë kohë në ajër të pastër, të ecim në park dhe të shijojmë gjelbërimin dhe lulet. Por mushkonjat mund të shkatërrojnë edhe pushimet më të mrekullueshme. Ekspertët sugjerojnë disa receta për aromat natyrore që do të trembin mushkonjat, kështu që ju mund të shijoni kënaqësitë e verës dhe relaksin e saj.

  1. Pluhur vanilje

Përzieni pluhur vanilje me locion për fëmijë në raportin 1 me 10 dhe aplikojeni atë në të gjitha pjesët e hapura të trupit tuaj. Ju gjithashtu mund ta shpërndani vaniljen në ujë dhe pastaj të lagni me përzierjen zonat e ekspozuara të lëkurës dhe rrobat tuaja.

  1. Vajra esencial të karafilit, borzilokut dhe eukaliptit

Vajrat esencialë të karafilit, borzilokut dhe eukaliptit mund të trembin mushkonjat nëse aplikoni vajrat e holluara në zonat e ekspozuara të lëkurës (5-10 pika për një gotë uji). Ju gjithashtu mund të lagni një copë  pambuk në vaj dhe ta vendosni në pragun e dritares.

  1. Jasemina

Vendosini degëzat e freskëta të jaseminit në dhomën tuaj. Ato do të trembin mushkonjat po aq lehtë sa gjethet e domates. Por, kini kujdes, era e fortë e jaseminit mund të ndërpresë gjumin tuaj, kështu që është mirë t’i hiqni degëzat nga dhoma e gjumit gjatë natës.

  1. Karafili

Vendosni 5 g karafil në një gotë me ujë dhe vlojini ato për 15 minuta. Merrni 10 pika të kësaj përbërje me 1 lugë dhe spërkatni zonat e ekspozuara të trupit tuaj. Tani mund të qëndroni jashtë për të paktën 2 orë dhe mushkonjat do të qëndrojnë larg nga ju.

  1. Degët e dëllinjave

Nëse vendosni të bëni një zjarr kur uleni jashtë, hidhni një degë dëllinje në të.

  1. Vaji i pishës

Era e vajit të pishës i frikëson jo vetëm mushkonjat, por gjithashtu zhduk dhe buburrecat.

  1. Rrënjët e grurit

Në kohët e lashta, njerëzit përdornin rrënjët e grurit për të trembur mushkonjat dhe insektet e tjera që thithin gjakun. Vendosni një grusht rrënjësh të grira të grurit në 0,4 litër ujë dhe lëreni të ziej derisa të marrë një ngjyrë të verdhë të lehtë. Lagni fytyrën dhe duart me këtë përbërje dhe as një mushkonjë e vetme nuk do t’ju afrohet.

 

 

Burimi / ata.gov.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top