Mirëqenie

November 20, 2019 | 9:37

Arrat e Brazilit: ulin kolesterolin, mbrojnë tiroidet dhe lehtësojnë depresionin

Arrat e Brazitlit janë të pasura me lëndë ushqyese dhe shumë energji dhe për këtë arsye duhet të jenë pjesë e dietës sonë të përditshme. Ato janë të pasura me acide yndyrore, të tilla si omega 6, omega 9 dhe lecithin, të cilat ndihmojnë në uljen e kolesterolit. Arrat e Brazilit përmbajnë gjithashtu aminoacide dhe flavonoide me veti të shkëlqyera antioksiduese dhe inflamatore.

Deri më sot arrat e Brazilit janë ushqimi më i pasur me selen, një mineral thelbësor për gjëndrën tiroide dhe për shumë funksione të tjera të trupit. Më poshtë rendisim përfitimet kryesore të arrave të Brazilit.

Tiroide. Seleni është thelbësor për sintezën e hormoneve tiroide, dhe mbron tiroidet nga dëmtimi i jodit të tepërt. Arrat e Brazilit rekomandohen veçanërisht për ata që vuajnë nga hipotiroidizmi.

Plakja e parakohshme. Seleni dhe vitamina E kanë veti të rëndësishme antioksiduese për trupin. E para mbron trupin nga radikalet e lira, e dyta mbron oksidimin e yndyrnave të pa ngopura në trup dhe neutralizon efektet e radikalëve të lirë.

Kolesteroli. Fitosterolet që gjenden tek arrat bllokojnë ri-absorbimin e kolesterolit në zorrë, duke ndihmuar në uljen e nivelit të gjakut. Arrat e Brazilit janë një ushqim i shkëlqyeshëm për të përmirësuar shëndetin kardiovaskular.

Muskujt. Trupi përdor magnez për të prodhuar energji dhe arrat e Brazilit janë veçanërisht të pasura me këtë mineral. Magnezi ndihmon gjithashtu për të rregulluar nivelin e kalciumit në trup, duke mbrojtur muskujt nga kontraktimet dhe ngërçet.

Gjumi. Magnezi na ndihmon të ekuilibrojmë sistemin nervor qendror, duke përmirësuar cilësinë e gjumit dhe duke lejuar pushimin restaurues. Stresi mund të zvogëlojë sasitë e magnezit në trup, kjo është arsyeja pse ushqimet e pasura me magnez, siç janë arrat e Brazilit, na ndihmojnë ta shmangim atë.

Depresioni dhe lodhja. Nivelet e ulëta të selenit shpesh përkojnë me ankthin, depresionin dhe lodhjen. Arrat e Brazilit, të pasura me selen, ndihmojnë për të përmirësuar gjendjen shpirtërore.

 

 

Burimi / https://www.rimedio-naturale.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top