Mirëqenie

November 22, 2016 | 12:56

Arrat janë “çelësi” i humorit tuaj

Arrat mund të përmirësojnë humorin tuaj dhe t’ju largojnë stresin. Por, efekti pozitiv vlen vetëm për të rinjtë, studentët universitarë dhe sidomos për meshkujt. Këshilla është që të hani një grusht me arra në ditë. Kështu thotë një studim i universitetit të Nju Meksikos, i publikuar në revistën Nutrients.

1

Në studim kanë marrë pjesë 64 studentë të moshave nga 18 deri në 25 vjeç. Ata kanë ngrënë tri feta “bukë banane”, një ëmbëlsirë tipike anglosaksone për 16 javë.

Për tetë javë, në ëmbëlsirë janë shtuar arra dhe për tetë të tjera jo. Arrat u përpunuan në mënyrë të atillë, që në të dyja rastet, shija e ëmbëlsirës të mos ndryshonte.

Në periudhën kur ata hëngrën ëmbëlsirën me arra iu kërkua të hanin gjysmë tasi arra në ditë. Në fund të eksperimentit rezultoi se, konsumimi i arrave çon në përmirësim të humorit.

“Arrat ndikojnë me 28% humorin tek të rinjtë. Por, të njëjtat përmirësime nuk vlejnë edhe për vajzat dhe këtë nuk e dimë pse”, thotë Peter Pribis, autor i studimit.

Përbërës të ndryshëm tek arrat mund të jenë përgjegjëse të përmirësimit të humorit te meshkujt, sipas studiuesve si: acidi alfa-linoleik, vitamina E, acidi folik, polofenolët dhe melatonina.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top