Mirëqenie

September 25, 2019 | 10:20

Arrat, kura më e mirë për presionin e lartë të gjakut dhe kurimin e sëmundjeve nervore

Arrat janë një ushqim perfekt për t’u konsumuar në mëngjes, por veçanërisht na bëjnë mirë për shëndetin dhe madje kanë efekte çudibërëse në kurimin e shumë sëmundjeve. Ato janë burim i pasur i acideve yndyrore omega-3 dhe shërbejnë edhe si anti-inflamatorë, duke ndihmuar në këtë mënyrë për të ulur rrezikun e presionit të gjakut, sëmundjeve arteriale koronare, hemorragjisë cerebrale.

Një sërë studimesh kanë treguar se sa më shumë arrore të konsumojnë njerëzit, aq më pak të predispozuar janë për të humbur jetën, në çfarëdolloj moshe, veçanërisht ndaj sëmundjeve të zemrës. Frutat arrore kanë flavonoide si karotenë, lutein etj., komponentë këto që ofrojnë mbrojtje kundër kancerit, sëmundjeve të zemrës, sëmundjeve nervore, sëmundjes së Alzheimer dhe atyre virale e infeksioneve fungale. Gjithashtu, arrat ulin ndjeshmërinë ndaj dëmtimit të enëve të gjakut duke zvogëluar aktivitetin e angiotensin (një hormon sistemik që shkakton ngushtim e enëve të gjakut, duke ngritur presionin e gjakut).

Por, ato janë dhe një burim i pasur me minerale si mangnezi, kaliumi, kalciumi, hekuri, magnezi, zinku, fluori dhe selenium. Kaliumi është një faktor i rëndësishëm që ndihmon në kontrollimin e rrahjeve të zemrës dhe të presionit të gjakut. Fluori nga ana tjetër është një përbërës thelbësor në shëndetin e dhëmbëve tanë. Frutat arrore janë shumë të pasura me vitaminë-E, një antioksidant shumë i fuqishëm që e mban lëkurën të shëndetshme. Madje vlen të theksohet se arrat janë një burim i acideve yndyrore, të cilat ndihmojnë për të ulur nivelin e kolesterolit.

 

Burimi / gsh.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top