Mirëqenie

August 23, 2018 | 10:15

Arrat ulin rrezikun e prekjes nga diabeti i tipit 2

Personat të cilët hanë çdo ditë një grusht arra kanë rrezik më të vogël për prani të faktorëve që lidhen me sëmundjen e diabetit të tipit 2, ky është rezultati i hulumtimit më të ri.

Në bazë të hulumtimit në të cilin kanë marrë pjesë më shumë se 34.000 persona të rritur nga Amerika, është treguar që me konsumimin e arrave çdo ditë mund të zvogëlohet probabiliteti që të sëmureni nga ky tip diabeti.

Derisa konsumimi mesatar ishte 1,5 lugë në ditë, pjesëmarrësit e studimit të cilët çdo ditë kanë konsumuar tri lugë arra kanë pasur rrezik më të vogël, 47 %,  për zhvillim të diabetit të tipit 2.

“Lidhja e fuqishme që shohim në këtë studim midis konsumuesve të arrave dhe zvogëlimit të rrezikut për shfaqje të diabetit të tipit 2 është edhe një arsye shtesë përse duhet të përfshijmë arrat në ushqim”, shpjegon doktori dhe autor i studimit Lenor Arabar.

Hulumtimet e tjera kanë treguar që arrat gjithashtu mund të jenë të dobishme për funksionin kognitiv dhe për shëndetin e zemrës.

 

Burimi / BalkanWeb

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top