Studim

April 11, 2018 | 12:30

Arsimimi: Meshkujt vuajnë psikologjikisht më shumë se sa femrat

Ky është konkluzioni i një studimi të ri nga hulumtues të Universitetit të Oksfordit, që analizuan të dhëna nga mbi 50 mijë njerëz anembanë Britanisë së Madhe dhe 27 vendeve të tjera të Bashkimit Europian, për të krahasuar gjendjet e tyre psikologjike me nivelet arsimore të tyre.

Ata zbuluan se veçanërisht për meshkujt, tejkalimi i nivelit arsimor të prindërve të tyre ka efekte pozitive që rezultojnë në reduktim të shqetësimeve psikologjike, ndërsa dështimi për të arritur të paktën të njëjtin nivel arsimor me ta u shkakton efekte shkatërruese në mirëqenien e tyre.

Studimi, i publikuar këtë të martë në konferencën e përvitshme të Shoqatës Sociologjike britanike në Universitetin Northumbria, bie ndesh me studimet e mëparshme që kishin arritur në konkluzionin se përmirësimi i arritjeve akademike të prindërve të tyre sillte shumë pak ndikim pozitiv në gjendjen psikologjike të fëmijëve.

Studimi zbuloi gjithashtu se pasojat e të bërit më mirë, apo më keq sesa prindërit, u vëzhguan së pari mes meshkujve, në vend të femrave.

Autorët thonë se “rezultatet tona sugjerojnë se roli i origjinës shoqërore, duke lënë jashtë ndryshueshmërinë ndërmjet brezave, është më shumë domethënës për meshkujt sesa për femrat. Kjo vërteton disa prova të mëhershme se mundësitë në jetë për meshkujt janë më të lidhura me origjinën e tyre sociale, sesa mundësitë për femrat”.

Burimi / http://top-channel.tv

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top