Këshilla & Arsye

February 8, 2020 | 8:17

Arsyeja befasuese pse prindërit pendohen për zgjedhjen e emrit të foshnjës së tyre

“Djalë apo vajzë?”, “Çfarë emri do ti vendosim?” Janë pyetjet e para që nxitojnë të bëjnë prindërit e rinj.

Por, sipas një sondazhi të ri nga “Mumsnet”, gati një e pesta e prindërve në Britani të Madhe kanë rezerva serioze për emrin që kanë zgjedhur për fëmijën e tyre.

Sondazhi i më shumë se 1000 prindërve ka treguar se 18 për qind pendohen pas vendosjes së emrit të fëmijës.

1Por pse ka kaq shumë prindër të penduar për emrin e fëmijës së tyre? Për shkak se ata kanë zgjedhur një lloj emri që duhet durim të shkruhet? Shqiptohet  gabim në rrethin shoqëror? Apo  për shkak se ata u frymëzuan nga Game of Thrones, Harry Potter apo familja Kardashian?

Arsyeja kryesore për të ashtuquajturën “pendesë për emrin” s’është në fakt asnjë nga lart.

25 për qind e prindërve të anketuar mendonin se emri është përdorur shumë shpesh, dhe 11 për qind besonin se ” nuk është i veçantë mjaftueshëm.”

Një në pesë prindër zbuloi se ata kurrë nuk e kishin pëlqyer emrin, por ishin ndjerë nën presion për ta vendosur atë, ndërsa 11 për qind thanë se emri ka shkaktuar probleme me drejtshkrimin apo shqiptimin. Vetëm një për qind ndjenin keqardhje për faktin se një njeri i famshëm e kishte zgjedhur të njëjtin emër për fëmijën e tyre.

Përgatiti Manjola Ereqi

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top