Një studim i ri ka bërë një zbulim të papritur në lidhje me tradhtitë e femrave. Sipas studimit fremat kanë më shumë gjasa të tradhtojnë, nëse nënat e tyre kanë tradhtuar partnerët e tyre.
Faqja Indy100, faqe, e cila ofron një shërbim për takime për njerëzit e martuar, mori në pyetje 1,000 meshkuj dhe femra dhe i pyeti rreth tradhtive të tyre.
71 për e femrave që kishin tradhtuar thanë se edhe nënat e tyre kanë bërë të njëjtën gjë.
Në kontrast me këtë, 45 për qind e meshkujve tradhtar thanë se etërit e tyre kishin tradhtuar.
Në kushtet e ndikimit të prindërve për aferat e tyre, 66 për qind e pjesëmarrëseve femra kanë thënë se janë ndjerë sikurse kanë ‘leje’ për të tradhtuar sepse të njëjtën gjë e kishin bërë edhe nënat e tyre.
Në kontrast, 86 për qind e meshkujve kishin thënë se do ta ndalnin një aferë nëse babai i tyre do ta kuptonte dhe do t’ju kërkonte ta ndalnin atë.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.