Në fokus

June 4, 2019 | 8:12

Arsyeja për të pasur fëmijë

Prindërit shpesh ankohen se jetët e tyre shkurtohen nga stresi, i lidhur me rritjen e fëmijëve. Por shumë studime tregojnë të kundërtën. Çiftet pa fëmijë kanë predispozitën të vdesin të rinj, në krahasim me ata të cilët zgjedhin të lënë pas trashëgimtarë.

Në fakt, deri tani, studimet nuk kanë arritur të identifikojnë saktësisht nëse mungesa e fëmijëve shkakton vdekjen e parakohshme të çifteve apo ky është thjesht një nga shkaqet që ka të bëjë me marrjen e vendimit që ata kanë zgjedhur të udhëhiqen, në lidhje me mospasjen e fëmijëve.

1Për ta zgjidhur këtë dilemë, Dr.Esben Agerbo, kërkues i Universitetit Aarhus në Danimarkë, së bashku me kolegët e tij ka ndërmarrë një studim konkret mbi personat që kanë zgjedhur të mos kenë fëmijë. Mbi këtë qëllim, studiuesit kanë testuar një grup njerëzish, të cilët kanë kryer fertilizimin in vitro. Studimi i publikuar në “Journal of Epidemiology” dhe “Community Health” tregoi se, në të vërtetë, prania e fëmijëve mund të ndikojë në zgjatjen e jetës së prindërve.

Mjeku Agerbo ka kryer kërkime të gjera bazuar në të dhënat e ofruara nga sistemi shëndetësor danez. Studiuesi ka grumbulluar informacion mbi 21.276 çifte, të cilët kanë përdorur metodën e fertilizimit in vitro, gjatë periudhës 1994 e 2008, dhe që nuk kishin asnjë fëmijë përpara kësaj metode, por që kishin një marrëdhënie të paktën njëvjeçare, kohë e mjaftueshme për të ndjekur këtë procedurë. Falë fertilizimit in vitro, 15.149 çifte kanë pasur fëmijë, ndërsa 5354 të tjerë nuk ia dolën ta arrinin këtë rezultat.

Në përgjithësi, vdekjet midis personave në moshë të përshtatshme për të kryer procedurën e fertilizimit in vitro janë të rralla. Megjithatë, janë regjistruar të dhëna, të pamjaftueshme për të dalë në një referencë konkrete. Midis femrave që kanë lindur, 33 prej tyre kanë humbur jetën. Në mesin e atyre të cilat nuk ishin në gjendje të kishin fëmijë, 56 kanë vdekur.

2Për sa i përket meshkujve, janë regjistruar 119 raste vdekjeje midis baballarëve dhe 88 raste mes atyre që nuk kishin fëmijë. Duke qenë se personat që u bënë baballarë ishin tri herë më shumë se ata që iu dhanë metodës së fertilizimit in vitro, e që u rezultoi e dështuar, kjo dëshmon se vdekshmëria ishte më e lartë në radhët e atyre që nuk kanë pasur pasardhës. Llogaritjet e kryera nga Dr. Agerbo, ku u morën në konsideratë faktorë variabël të tillë si: mosha, arsimi dhe të ardhurat, tregoi se gratë që u bënë nëna kishin një normë vdekjeje katër herë më të lartë se gratë që kishin lindur, ndërsa për burrat shkalla e vdekshmërisë ishte dy herë më e lartë se në rastin e atyre që nuk kishin arritur të bëheshin prindër, krahas atyre që falë fertilizimit in vitro ia kishin arritur këtij qëllimi.

Kërkimi shkencor, në fakt, nuk e zgjidh plotësisht këtë mister. Mundet që ata që nuk arritën të kishin fëmijë nga metoda e fertilizimit in vitro të kenë një rrezik më të lartë vdekshmërie për shkaqe që lidhen me mungesën e aftësisë fizike. Megjithatë, studimi ofron prova të reja për hipotezën se fëmijët janë një “eliksir i jetës”.

Mjeku Agerbo ka një lajm të mirë edhe për ata që nuk ishin në gjendje të kishin fëmijë. Nëse studimet e mëparshme sugjeronin se këta persona kanë një rrezik më të lartë të vuajnë nga sëmundje mendore, kërkimet e profesor Agerbos nuk kanë dhënë prova për ta mbështetur këtë hipotezë. Megjithëse studiuesi nuk arriti të identifikojë pse fëmijët kontribuojnë në zgjatjen e jetës së prindërve të tyre, ai këmbëngul se është e mundur që ata që zgjedhin të kenë shumë fëmijë, bëhen më të përgjegjshëm, por duke pasur shumë kujdes për shëndetin e tyre.

Konkluzioni është i qartë: Fëmijët na zgjasin jetën, një arsye e vlefshme për ta kujtuar, kur sjellja e tyre nuk është e përkryer.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top