Konsumimi i luleshtrydheve ju ndihmon në luftimin e kancerit të gjirit. Ky është përfundimi i një studimi të kryer tek minjtë. Shkencëtarët kanë testuar një ekstrakt nga fruti për të ushqyer minjtë femra me tumore të kancerit të gjirit.
Pas pesë javësh u vërejt që tumori jo vetëm nuk ishte përhapur, por kishte një reduktim të ndjeshëm në vëllim.
Megjithatë, studiuesit theksuan se rezultatet nga testet e kafshëve nuk do të thotë se kanë efekte të njëjta tek njerëzit.
Studimet e mëparshme kanë treguar se ngrënia e 10 -15 luleshtrydheve ul nivelin e kolesterolit në gjak dhe mban arteriet e shëndetshme.
Komponimet fenolike mendohet se janë përgjegjëse për efektet e dobishme.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.