Këshilla & Arsye

December 22, 2016 | 8:58

Arsyeja pse femrat vuajnë më shumë nga sëmundjet autoimune

Gati 80% e njerëzve që vuajnë nga sëmundjet autoimune janë femra. Çrregullimet autoimmune (të tilla si psoriaza, sëmundja Crohn dhe artriti reumatoid) ndodhin kur sistemi imunitar i trupit sulmon veten, duke u bërë tepër aktiv dhe “përmbyt’ trupin me proteina inflamatore. Këto inflamacione janë të dobishme kur ndodhin në periudha afatshkurtëra, por nëse vijojnë për një kohë të gjatë janë të dëmshme për qelizat dhe sistemet e organeve.

Young woman on table in doctor's office, mid sectionDeri më sot, shumica e studimeve mbi pyetjen,  “pse femrat janë më shumë të prekura nga këto çrregullime?” ishte fokusuar në hormonet seksuale, si estrogjeni dhe testosteroni. Studimi i fundit, i publikuar në revistën “Nature Immunology”,  ka një qasje të re.

Ekipi i studiuesve ka identifikuar qindra e dallime specifike gjinore në mënyrën se si gjene të caktuara shprehin veten. Në total, studiuesit zbuluan 661 gjene që janë shprehur në mënyra të ndryshme te femrat kundrejt meshkujve.

Këto zbulime mund t’ju hapin rrugë metodave më të mira dignostikuese për këto sëmundje në të ardhmen.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top