Këshilla & Arsye

November 14, 2016 | 8:23

Arsyeja pse ju dridhet syri

Dridhja e syrit është një veprim që pothuajse të gjithë e njohim. Madje, në popull kjo lloj dridhjeje arsyetohet në atë mënyrë që “nuk duhet të tregoni” kur syri e bën këtë veprim.

giphy

Por, çfarë e bën në fakt syrin të dridhet?

Dridhja e syrit ose miokimia siç njihet në termat mjekësorë, ndodh kur muskujt e vegjël dhe nervat rreth zonës së syrit stimulohen.

Lodhja është një nga kontribuesit kryesorë të kësaj dridhjeje, prandaj sigurohuni që të bëni mjaftueshëm gjumë gjatë natës.

Një tjetër shkak është edhe kafeina, pasi mbingarkesa e energjisë mund të ngjallë pulsin dhe të shkaktojë dridhjen. Nëse konsumoni pije energjike ose kafeinë, provoni t’i konsumoni në sasi të vogla.

Alkooli dhe duhani ndikojnë gjithashtu në këtë dridhje dhe duhet të konsumohen në mënyrë të kontrolluar. Stresi gjithashtu është një tjetër faktor.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top