Depresioni po ndikon gjithnjë e më shumë një pjesë të madhe të popullsisë. Dje shërbimi parandalues në SHBA(USPSTF) publikoi një raport që rekomandon që të gjithë njerëzit mbi moshën 18 vjeç, duke përfshirë gratë shtatzëna dhe pas lindjes, të kontrollohen rregullisht për depresion.
Kontrollet për depresionin mund të përmirësojnë shanset e diagnozës dhe mundësitë e trajtimit të suksesshëm dhe shërimit.
Rreth 6.7 për qind e popullsisë së rritur amerikane vuan nga një çrregullim depresiv, duke e bërë atë shkakun kryesor të paaftësisë tek të rriturit nën moshën 44 vjeç.
Revista Psikologjia
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.