Në fokus

December 7, 2018 | 13:50

Arsyeja pse pjesa më e madhe e pacientëve gënjejnë kur shkojnë tek mjeku

Kjo mbështetet nga një studim i Universitetit të Utah Health, i cili tregon se 80% e pacientëve thonë se nuk janë të sinqertë me mjekun për të bërë një përshtypje të mirë, modesti apo siklet për të deklaruar të vërtetën…

“Mua nuk duhet të më gënjesh: ne nuk jemi të martuar”: kështu Dr. House i foli një pacienti gjatë intervistës së parë për të mbledhur historinë mjekësore. Dhe në fakt, ç’kuptim ka të gënjejmë te mjeku? Natyrisht, në një nivel racional nuk ka kuptim dhe madje gënjeshtra ndaj mjekut mund të jetë vetëm një telash, pikërisht sepse nuk i ofron atij mundësinë për të kuptuar, ndihmuar dhe shëruar duke devijuar nga e vërteta. Por qenia njerëzore nuk është bërë vetëm nga racionaliteti dhe jeta jonë është e ndërprerë nga veprimet dhe frazat që nuk kanë të bëjnë me arsyetimin.

Frika nga zhgënjimi i mjekut

Ka kaq shumë njerëz që nuk thonë të vërtetën te mjeku dhe nuk kërkojnë shpjegime nëse nuk e kuptojnë informacionin e marrë, duke simuluar qetësi.  Ky është përfundimi i një studimi nga Universiteti i Utah-s që denoncon një marrëdhënie që nuk është gjë tjetër veçse transparente. Dhe arsyeja kryesore është frika e zhgënjimit të mjekut. Modesti, siklet, faj, përpjekje e ngathët për të mohuar veten apo edhe frikë nga vendimi i mjekut: dhe kjo është sesi ndonjëherë në marrëdhënien e mjekut / pacienti mund të ketë gënjeshtra të çuditshme dhe absurde, si një nxënës përpara mësuesit.

Në të vërtetë, studimi i Universitetit të Utah sugjeron që tetë nga dhjetë veta, nga 4,500 të ekzaminuar, gënjejnë mjekun. Arsyet janë të shumta, por më i forti i referohet gjykimit të profesionistit, vlerësimi i të cilit bëhet diçka shumë e çmuar. Aq shumë për të nxitur gënjeshtrën në një përpjekje për t’u dukur më mirë. “A pini duhan?”, – “Natyrisht jo’. “A bëni ushtrime?” – “Çdo ditë”. “A i keni marrë ilaçet? – Nuk harroj kurrë”. “Po dieta?” – “Oh dietë shumë e saktë”. “Konsumoni drogë?” “Absolutisht jo”. Këto janë vetëm disa nga gënjeshtrat që u thuhen mjekëve, duke u përqendruar te dieta dhe mosabuzimi me substancat.

Si mund të rregullohet?

Si mund të rregullohet ky boshllëk serioz? Sigurisht është e nevojshme që të sensibilizohet pacienti, i cili duhet të kuptojë se gënjeshtra në zyrën e mjekut ka këmbë akoma më të shkurtra se në fusha të tjera. Por nuk është vetëm qëndrimi i pacientit ai që duhet të ndryshojë. Numrat alarmues të lëshuar nga hulumtimet e Utah sugjerojnë se ndoshta pala tjetër është e papërshtatshme. Mjeku nuk duhet të duket gjykues dhe duhet ta detyrojë pacientin të “rrëfejë”, duke inkurajuar marrëdhënien e drejtpërdrejtë dhe duke u angazhuar në komunikim është thelbësore për të dyja palët.

 

Burimi / http://gazeta-shqip.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top