Këshilla & Arsye

November 24, 2018 | 10:01

Arsyet e dhimbjes së shpatullës kur bën ftohtë dhe si ta trajtoni atë…

Rënia e temperaturave tek disa njerëz vjen e shoqëruar me dhimbje dhe therje të shpatullës. Temperaturat kanë një ndikim të fortë në organizëm e bashkë me to edhe punët e përditshme, barra e të cilave ndihet që në fillim tek pjesa e qafës apo shpatullës.

Çfarë e shkakton dhimbjen e shpatullës kur bën ftohtë?

Nëse e keni vënë re, kur bën ftohtë tendenca për të mbledhur supet është krejt e natyrshme. Kontraktimi i muskujve e bën dhimbjen akute dhe të mprehtë. Nga ana tjetër, në ditët e ftohta, njeriu dëshiron të mblidhet e të mbështillet pa asnjë dëshirë për të lëvizur. Lëvizjet e kufizuara fizike shkaktojnë ngurtësim të muskujve. Nëse ju keni një ‘barrë të rëndë’ stresi mbi supe, atëherë dhimbja do të jetë edhe më e fortë.

Si mund t’i shmangni dhimbjet e dimrit?

Sipas të dhënave, aktiviteti i rregullt fizik edhe gjatë dimrit mirëmban qarkullimin e gjakut dhe largon dhimbjet. Ekspertët thonë se nuk është e nevojshme të ngrini pesha të rënda që të forconi muskujt dhe dendësinë kockore.

Aktiviteti i rregullt fizik, qoftë edhe ecja, ndihmon edhe kundër ngurtësimit të muskujve. Mundohuni të rrini sa më lirshëm. Vishuni mirë dhe çlironi muskujt kur dilni. Shtendosja e muskujve mundet gjithashtu t’ju ndihmojë kundër dhimbjeve të muskujve që nxiten nga rënia e temperaturave.

Kur duhet të kërkoni ndihmën e mjekut?

Nëse nuk jeni të sigurt për shkakun e dhimbjes së shpatullës atëherë rekomandohet të kërkoni ndihmën e mjekut.

Disa prej treguesve të një situate problematike janë:

  • Vështirësia në mbajtjen e sendeve ose ngritjes së krahut
  • Dhimbja që vazhdon gjatë natës ose kur jeni duke pushuar
  • Dhimbja që vazhdon për shumë ditë
  • Ënjtje ose nxirje përreth shpatullës ose krahut,
  • Temperaturë, skuqje të lëkurës dhe nxehtësi në zonën e dhimbjes.
  • Çdo simptomë tjetër e pazakontë, siç është vështirësia në frymëmarrje.

Nëse dhimbjet shtohen nga i ftohti, atëherë përpiquni të qëndroni në ambiente të ngrohta dhe lëvizni brenda shtëpisë suaj që të përmirësoni fleksibilitetin e gjymtyrëve.

 

Burimi / AgroWeb

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top