Mirëqenie

October 6, 2016 | 9:38

Arsyet kryesore që i bëjnë fëmijët dembelë në ngrënie

Ndodh që çdo vakt për fëmijët dhe prindërit të kthehet në “luftë”. Sipas mjekëve, këto janë arsyet kryesore që i bëjnë fëmijët dembelë në të ngrënë.

1.Fëmijët ndjekin prindërit e tyre

Prindërit janë me shije të hollë për ushqim dhe kjo është një nga arsyet kryesore që i bëjnë fëmijët të vuajnë nga anoreksia. Për shembull, ndoshta juve nuk u pëlqen të hani karota dhe shpesh ankoheni për praninë e tyre në tryezë. Fëmijët do t’i kushtojnë vëmendje dhe do të jenë të kujdeshëm për praninë e karotës në enët e kuzhinës. Në një kohë të gjatë, vëmendja të bëhet zakon dhe fëmijët refuzojnë të hanë me arsyen: “Prindërit nuk hanë karota”.

Ndoshta juve nuk ju pëlqen karota, por ju duhet të flisni në lidhje me përfitimet e karotës dhe të hani një pjesë, që fëmijët të mund t’ju ndjekin në këto hapa. Edhe në rastet kur juve nuk ju pëlqen një pjatë, duhet ta provoni në mënyrë që fëmijët tuaj të mund të kuptojnë se gjella vlen.

2.Vaktet minimaliste

Nënat që punojnë në zyra, shpesh janë të zëna me punën dhe ato shpërfillin ushqimin e familjes. Ky është gabimi i tyre i madh. Nënat duhet të përgatisin disa pjata dhe të kufizojnë përsëritjen e tyre, sepse kjo gjë mund të çojë në lodhje për shijen dhe erën. Ato duhet t’i kushtojnë vëmendje shijes, ngjyrës dhe të ushqyerit.

3.Mos i lejoni fëmijët të hanë para ngrënies së vaktit kryesor

Para ngrënies, fëmijët kanë zakon të përdorin biskota, të pinë një filxhan qumësht… Kjo gjë do të ndikojë në vaktet kryesore dhe si rezultat, fëmijët do të vuajnë nga anoreksia. Mënyra më e mirë është të ndaloni fëmijën tuaj të ushqehet para vaktit kryesor.

4.Prindërit nuk kanë njohuri në lidhje me të ushqyerit

Nuk është e thënë që të gjitha ushqimet e fëmijës të kenë mish. Ushqimi duhet të ketë perime, fruta, proteina dhe yndyra.

5.Kërcënimi për të ngrënë

Në vend të kërcënimit, prindërit duhet t’i ndihmojnë fëmijët të shmangin neverinë dhe ata të jenë të ngazëllyer për atë që hanë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top