Këshilla & Arsye

September 29, 2017 | 12:35

Arsyet për të buzëqeshur më shumë

Çfarë mund të ndriçojë ditën tdhe t’i bëjë të lumtuar ata që janë përrreth jush?Buzëqeshja juaj!

1

 

Buzëqeshja përmirëson gjendjen tuaj

Është fizikisht e pamundur të jesh i zemëruar ose të jesh në gjendje të keqe dhe të buzëqeshësh në të njëjtën kohë. Provoni këtë me një partner: Shikoni personin në sy, buzëqeshni dhe thoni, “Unë jam aq e zemëruar.” Për momentin nuk mund të ndiheni të mërzitur fare. Kjo teknikë funksionon edhe nëse jeni vetëm. Nëse ndjeheni në depresion,  thjesht buzëqesh dhe vazhdoni ta bëni këtë për të paktën një minutë. Do të filloni të ndiheni shumë optimistë dhe pozitivë. Kur buzëqeshni, trupi juaj po dërgon një mesazh për veten se jeta është e mirë dhe ju mban larg nga shqetësimi dhe të qenit në depresion. Interesante, studimet kanë treguar se njerëzit që vuajnë nga paraliza e fytyrës, të cilët nuk janë në gjendje të buzëqeshin vuajnë më shumë nga depresioni.

Buzëqeshja redukton stresin

Ata që buzëqeshin janë më pak të stresuar sesa ata që mbajnë shprehje neutrale të fytyrës. Stresi është veçanërisht i ulët tek ata që buzëqeshin vërtetë. Edhe ata që detyrohen të buzëqeshin kanë nivele më të ulta të stresit.

Buzëqeshja rrit shëndetin dhe mirëqenien

Buzëqeshja ndihmon në lirimin e serotoninës. Sa më shumë buzëqeshni më të lumtur do të ndiheni. Përveç kësaj, buzëqeshja normalizon rrahjet e zemrës dhe presionin e gjakut.

Buzëqeshja promovon jetëgjatësinë

Studimet sugjerojnë se njerëzit që buzëqeshin mund të jetojnë më gjatë se njerëzit që nuk buzëqeshin.

Buzëqeshja rrit sistemin imunitar

Trupi juaj është më i relaksuar kur buzëqeshni, gjë e cila kontribuon për shëndetin e mirë dhe një sistem imuniteti më të fortë.

Buzëqeshja përmirëson pamjen

Muskujt e përdorur për të qeshur ju bëjnë të dukeni më të rinj.

Buzëqeshja rrit popullaritetin tuaj

Një person i qeshur rrezaton lumturi, ndriçon një dhomë dhe ndryshon pozitivisht gjendjen e të tjerëve.

 

Pra, bëni çdo ditë një rast të veçantë dhe ndani dhuratën që kurrë nuk del nga stili – buzëqeshja juaj.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top