Si shalqiri, edhe trangujt janë të përbërë në 95% të tyre nga uji, që do të thotë se ju ndihmojnë të qëndroni të hidratuar. Megjithatë, ka arsye për të ngrënë tranguj gjatë gjithë vitit. Me vitaminë K, vitaminë B, bakër, kalium, vitaminë C dhe mangan, trangujt mund të t’ju ndihmojë për të shmangur mangësitë ushqyese.Plus, trangujt përmajnë polifenole unike dhe përbërës të tjerë që mund të ndihmojnë në zvogëlimin e rrezikut të sëmundjeve kronike dhe më shumë.
Arsyet për të ngrënë tranguj:
Mbrojnë trurin
Trangujt përmbajnë një flavonol anti-inflamator të quajtur fisetin, që luan një rol të rëndësishëm në shëndetin e trurit. Përveç kësaj përmirëson kujtesën dhe mbron qelizat tuaja nervore.
Redukton rrezikun e kancerit
Trangujt përmbajnë polifenol të quajtur lignans, që mund të ndihmojnë për të ulur rrezikun e kancerit të gjirit, mitrës, ovarian, dhe prostatës.
Lufton inflamacionin
Trangujt pengojnë aktivitetin e enzimave pro-inflamatore.
Antioksidantë
Trangujve përmbajnë antioksidantë të shumtë, duke përfshirë vitaminën C dhe beta-karoten. Ato gjithashtu përmbajnë flavonoide antioksiduese, të tilla si kuercetin, apigenin, luteolin, dhe kaempferol, të cilat ofrojnë përfitime shtesë.
Frymë të freskët
Vendosja e një fete kastraveci në gojën tuaj mund të ndihmojë për të hequr qafe bakteret.
Reduktojnë stresin
Kastravecat përmbajnë vitamina, duke përfshirë edhe vitaminë B1, vitaminë B5, dhe vitaminë B7 (biotinë). Vitamina B është e njohur për ndihmën në lehtësimin e ndjenjave të ankthit dhe stresit.
Mbështet shëndetin dhe ndihmon tretjen e ushqimit
Trangujt janë të pasura me dy nga elementet më themelore të nevojshme për tretje të shëndetshme: ujë dhe fibra.
Mbështet shëndetin e zemrës
Kastravecat përmbajnë kalium, i cili është i lidhur me nivele të ulta të presionit të gjakut.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.