Çdo mëngjes shkruani të paktën 10 arsye për të cilat jeni mirënjohës. Ndoshta fillimi do të jetë pak i vështirë, por jini të bindur se do të keni një listë mjaft të gjatë. Ja ku janë disa arsye për t’u frymëzuar: ndihem gjallë sapo filloj një ditë të re; kam një marrëdhënie plot harmoni me familjen time; kam dashuri dhe miqësi të vërtetë në jetën time…
Po si vazhdon lista juaj me arsyet për të qenë mirënjohës?
1.Çdo ditë është mirë të shkruajmë gjërat për të cilat ndihemi mirënjohës dhe, gjatë kohës që shkruajmë, të ndjejmë se ajo është brenda shpirtit tonë. Kështu ndërgjegjësohemi për çfarë duhet të jemi mirënjohës, duke filluar me gjërat e mëdha si jeta, shëndeti, dashuria e deri tek ato më të vogla, siç mund të jenë çastet kur shohim që një njeri na buzëqesh ose kur shijojmë një shëtitje në park
2. Krijojini sa më shumë vend mirënjohjes në zemrën tuaj. Një tjetër ushtrim është të përsërisim sa më shpesh fjalën “mirënjohje” në mendjen tonë. Gjatë kohës kur e shqiptojmë atë, ndjejmë fuqinë e saj shëruese, gjë që na bën të ndihemi çdo ditë më të lumtur.
3.Për çdo rast të rëndësishëm në jetën tonë mund të organizojmë një ritual të vogël të mirënjohjes. Për ditëlindje, Vit të Ri etj. mund të ndezim një qiri ose disa shkopinj aromatikë, me ndihmën e të cilëve të hyjmë në një hapësirë shpirtërore, ku mund të zbresim deri në thellësinë e shpirtit, nga ku do të gjejmë ato gjëra për të cilat ndihemi mirënjohës. Ne s’para e “ushtrojmë” mirënjohjen. Nuk ndihemi mirënjohës për ato gjërat të cilat vijnë në mënyrë të natyrshme. Nga ana tjetër, kemi tendencën të fokusohemi mbi gjërat negative. Dhe nëse jemi mirënjohës për një gjë, kjo ndodh zakonisht kur luftojmë për ta pasur atë gjë. Gjërat falas nuk na interesojnë në të njëjtën mënyrë.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.