Çokollata ka cilësi të panumërta dhe kjo gjë na shkon shumë për shtat, edhe pse më pas “përndiqemi” nga ideja e kilogramëve të tepërt. Çokollata i bën mirë shëndetit nënvizon “Business Insider”, e cila ka listuar 5 arsye të mira për të cilat mund të biem në tundim. Këto arsye të mira janë rezultat i studimeve shkencore.
1. Çokollata është antioksidant i shkëlqyer
Dihet që çokollata përmban flavanolë, që favorizojnë oksigjenimin e lëkurës. Por kujdes, është mirë të keni parasysh se ka çokollata e çokollata! Më mirë preferoni çokollatën fondente me të paktën 70% kakao sesa çokollatën me qumësht, plot me sheqer dhe yndyrë. Gjithçka varet edhe nga proceset e prodhimit të çokollatës. Përzgjidhini me kujdes çokollatat që do të konsumoni.
2. Ka veprim pozitiv kundër sëmundjeve kardiovaskulare
Si është e mundur kjo? Duke rritur mikrobet e mira të florës së zorrëve. Falë një procesi fermentimi, çokollata zhvillon procese antiinflamatore dhe ul rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.
3. Ul tensionin e gjakut
Studiues të shumtë i kanë bazuar studimet e tyre mbi këtë cilësi, duke analizuar në veçanti zakonet e shqyerjes mbi një tribu indianësh të Amerikës Qendrore. Pas studimit ekspertët arritën në përfundimin se këta indigjenë pinin nga 3 deri në 4 filxhanë kakao në ditë, duke përmirësuar tensionin e gjakut. Ka edhe shumë studime të tjera që arrijnë në të njëjtin përfundim.
4. Ndihmon në luftën kundër rënies së hekurit në gjak
Çokollata është më e mirë se spinaqi? Një studim tregon se 100 gramë spinaq të pjekur kanë rreth 3.5 mg hekur… në rastin e çokollatës, për këtë racion sasia e hekurit është tri herë më e lartë.
5. Çokollata i bën mirë humorit
Përveçse dhuron kënaqësi të madhe gjatë konsumimit, çokollata përmirëson edhe gjendjen e humorit. Na bën më të qetë dhe të lumtur.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.